Olsi Rama hedh dyshime: Nuk e di si u licencua Tirana me një detyrim 800 milionë lekë në Tatime…

Sep 27, 2020 | 22:46
SHPËRNDAJE

Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama pranon se kryeministri i vendit dhe vëllai i tij, Edi Rama është dashamirës ndaj sportit.

olsi rama
Në studion e “Sport News” në “News 24”, zyrtari i lartë i 16-herë kampionëve të Shqipërisë tregoi se hera e fundit që ka biseduar me vëllain e tij për problemet e futbollit në Shqipëri ka qenë vitin e kaluar për ndryshimet ligjore për dënimin e dhunës në sport dhe për maskat fiskale.

“Kam patur një komunikim që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës”, deklaroi drejtori i Partizanit Olsi Rama.
rama

“Ajo që perceptoj unë është mosbesim mes ca klubeve të ligës dhe qeverisë. Nuk ka klimë bashkëpunimi. Dallohet dhe në fjalët dhe qëndrimet. Unë jam kundër faljes së borxheve dhe kamatvonesave. Presidenët këtu i shtrijnë këmbët më shumë i gjatë seç është jorgani. Edhe pagat e lojarëve janë përtej mundësive. Flamurtari ka borxh më shumë 1.3 miliardë lekë, Vllaznia ka 1.1 miliardë lekë. Tirana e ka ca 800 milionë. Kjo tregon sek klubet skanë ecur si biznes, kanë arritur artificialisht rrogat për të sfiduar njëri-tjetrin. Ishte për të ardhur keq. Në sezonin e kaluar vetëm 5 ekipe mund të licencoheshin dhe të luanin në kupat e Europës. Unë se di si u licencua Tirana me 800 milionë lekë borxhe. Mund të bësh akord me tatimet për shumë gjëra, por jo për borxhet. Është një rrëmujë e gatuar së bashku. Presidentët bëjnë gabime me pasion. Çdo qeveri duhet të jetë palë me zhvillimin e sportit”, deklaroi Rama.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura