“Olsi Rama e ka derën e hapur te Kukësi”, Gjici: Kryeministri është tifoz i Partizanit, ja pse nuk i kam paguar lojtarët

Apr 5, 2020 | 19:50
SHPËRNDAJE

Futbolli në Shqipëri është pezulluar prej afro 1 muajsh, per shkak të situatës së jashtëzakonshme nga Koroanvirusi. Qeveria konfirmoi se nuk do të ketë ndihma për lojtarët dhe trajnerët dhe kjo është tema më e disktuar kohët e fundit. Lidhur deklaratat e Ramës apo edhe çështjen e pagave ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një lidhje direkt në  “Skype” për “E diell”ndryshe nga kryeministri, ai mendon se futbolli duhet ndihmuar.

gjici

Situata aktuale dhe deklarata e kryeministrit – Kushte shumë të vështira. Masa shtrënguese për të luftuar Koronavirusin.  Edhe futbolli shqiptar duhet të ndihmohet, si çdo fushë e jetës, edhe futbolli është prekur nga Koronavirusi.

Klubet shqiptare me sa di unë, kanë bërë kërkesat e veta, për t’u mbështetur. Qeveria shqiptare ka vështirësi në fonde, kuptohet që të gjithë presin nga qeveria. Mbi të gjitha është jeta e njerëzve. Kur ta fitojmë këtë luftën do t’i vijë edhe koha futbollit. Unë mendoj se futbolli duhet ndihmuar. Kryeministri është tifoz futbolli, është tifoz edhe i Juves edhe i Partizanit.

Kërkesa e klubeve – Në këto periudhë unë nuk kam qenë afër futbollit apo Federatës sepse kam qenë në krye të punëve në Bashki. Klubet kanë kontaktuar me FSHF-në dhe janë disa hipoteza, unë jam kundër mbylljes së kampionatit dhe vendosjes në fushë. Është jeta pastaj vijnë të tjerat. Le të fillojë kur të dojë, në fillim është jeta pastaj futbolli”.

Pagesat e lojtarëve? Nuk i kemi shpërndarë akoma pasi kjo varet nga Covid-19. Presim gjithashtu çfarë ndihmë do të na japi FSHF-ja, qeveria apo edhe UEFA.  Ato 2.5 miliardë euro ku do shkojnë. Të gjitha klubet nuk mund t’i përballojnë këto shpenzime sepse është një dëm i madh që u është bërë klubeve”.

Raporti me FSHF- Siç është FSHF janë edhe strukturat e tjera. Nuk na i mbyll dorën askush. Klubi është pjesë e federatës. Liga po vepron sipas procedurave të vetave. Të gjitha klubet kanë bërë kërkesë për ndihmë. Ne e dimë gjëndjen dhe fondet. Liga tashmë ka marrë shumë kopetenca dhe besoj se do na bëjë ndonjë gjë më shumë sesa sot.

Olsi Rama te Kukësi?- Olsi e ka derën e hapur sepse ia ka marrë dorën këtyre punëve tani. Oferta që i kam bërë është ende në fuqi”, u shpreh Safet Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura