Olesia, dentistja simpatike që i bën të përsosur dhëmbët e VIP-ave

Apr 9, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Dikur prezantuese dhe modele, Olesia Duka e “Shendident”, sot shkëlqen për talentin që shfaq në profesionin e saj
[portfolio_slideshow]
Besojmë se të gjithë e keni vënë re se si personazhet e njohura të televizionit po tregojnë një kujdes më të madh për dhëmbët e tyre. Edhe pse me pamje të pëlqyer, deri dje shumica prej tyre druheshin që të na dhuronin një buzëqeshje të plotë, sepse dhëmbët i kishin me probleme. Mirëpo, gjithnjë e më shumë po shohim se ata tashmë kanë vënë dorë në dhëmbët e tyre dhe po shfaqen me dhëmbë të bardhë dhe thuajse perfekte. Ne u bëmë kuriozë për të mësuar se kush është dentisiti i VIP-ave dhe zbuluam se ajo është Olesia Duka e “Shendident”, një vajzë shumë e bukur, por edhe po kaq e talentuar në profesionin e saj. Personazhet e botës së televizionit ia kanë besuar asaj shëndetin dhe estetikën e dhëmbëve dhe rezultatet janë surprizuese. Luana Vjollca, Flaka Krelani, Fjori Dardha, Alban Dudushi etj., janë vetëm disa nga emrat  e njohur që kanë zgjedhur Olesian, vajzën e cila këtë profesion e trashëgon  nga nëna e saj, dr. Bardha, me 35 vite karrierë në stomatologji. Por nga fotot që Olesia publikon në instagram, ne zbuluam se ajo është e angazhuar tashmë prej disa vitesh në aktivitete humanitare, ku ndihmon fëmijët në nevojë falë profesionit të saj. Për ta njohur më mirë Olesian, ju kujtojmë se ajo dikur ka qenë prezantuese e një programi për të rinj në televizion, si dhe është zgjedhur si modele në konkurse bukurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura