OKB e alarmuar: Rusia po ndërton kafaze metalikë për të burgosurit ukrainas (FOTO)

Aug 23, 2022 | 20:40
SHPËRNDAJE

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se është e shqetësuar nga raportet se Rusia planifikon të gjykojë të burgosurit ukrainas të luftës në Mariupol të pushtuar nga Rusia.

kafaze

Një zëdhënëse e OKB-së tha se kishte prova se kafaze metalike po ndërtoheshin në sallën e koncerteve të qytetit ukrainas, “me sa duket për të frenuar të burgosurit e luftës gjatë procedurave”, raporton BBC.

OKB tha se ndjekja penale e të burgosurve për pjesëmarrje në armiqësi është një krim lufte.

Rusia ka mohuar më parë se ka trajtuar padrejtësisht të burgosurit e luftës.

Fotot e postuara në mediat sociale ditët e fundit – duke përfshirë edhe autoritetet ukrainase – duket se tregojnë kafaze metalike që po ndërtohen në skenën e sallës së filarmonisë së qytetit.

BBC ka verifikuar se fotot përputhen me brendësinë e lokalit dhe janë bërë brenda katër deri në pesë ditëve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura