“Oj nënë pse më bëre”, Florinda që jetonte me tre fëmijët në kasolle në pyll, ndihmohet nga Bashkia

Oct 17, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

Pas bërjes publike në media të rastin të Florinda Lleshit, nënës me 3 fëmijë, e cila në kërkim të një jete më të mirë, por edhe për të lënë pas të shkuarën e saj edhe si grua e dhunuar nga burri, u largua nga Mirdita për t’u shpërngulur në një nga zonat rurale të Tiranës, në Farkën e Madhe. E pavarësisht shpresës për një të ardhme më të mirë, mediat raportuan për sakrificën që Florinda Lleshi bënte çdo ditë për të arsimuar e krijuar kushte më të mira jetese për fëmijët e saj.

44223942_1084754155033260_1786880375671226368_n

Me t’u njohur me rastin, Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Florinda dhe fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të Tiranës. Gjithashtu, me marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi social i Bashkisë së Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën.

Ndërkohë, nga strukturat e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës po ndiqen të gjitha hapat e tjera për t’i ardhur në ndihmë në afatgjatë dhe për të siguruar mundësi integrimi të plotë të familjes.

44223942_1084754155033260_1786880375671226368_n

Paralelisht me sistemimin e familjes në Qendër, Drejtoria e Përgjithshme e Kujdesit Social në Bashkinë e Tiranës, Zyra e Urbanistikës në Njësinë administrative Dajt, në bashkëpunim edhe me “Fundjavën Ndryshe”, po ndjekin procedurat për ndërtimin e një banese për Florindën dhe 3 fëmijët e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura