“Oh Zot, çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo”, miku i aktorit Xhevdet Ferri tregon incidentin para një viti

Jan 17, 2020 | 10:46
SHPËRNDAJE

viktor-zhusti3

I shokuar nga ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit të madh Xhevdet Ferri, miku dhe kolegu i tij, aktori Viktor Zhusti shpërthen në fjalë dhimbjeje dhe në thirrje të trishta “O Zot”, është e paimagjinueshme”.

Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë. Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im. Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them. Iu shpreh ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur. E kam takuar një vit më parë, kur ishim me xhirimet e filmit. Nuk e dija që ishte i sëmurë. O Zot, në atë kohë pati një incident dhe me një aktor tjetër, por e sollën në Tiranë me urgjencë dhe shpëtoi. Xhevdeti ishte shumë bashkëpunues, shumë i dashur dhe i sjellshëm.

Çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo. Unë kam luajtur disa filma me Xhevdetin. E kuptoni sa e vështirë, pas një lajmi aq tronditës, të përqendrohem dhe të përmbledh kujtimet e mia me të. Sa e rëndë, sa e papritur dhe sa shokues ishte gjithë ky lajm. Me Xhevdetin kam një rrugë 50-vjeçare, ne ishim miq, aktorë, bashkëpunëtorë, studentë, pedagogë, e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin … nuk e di”, tha aktori në një lidhje telefonike për “News 24”.

Screenshot_29-7 viktor-zhusti-xhevdet-ferri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura