Ogreni dhe Neda: Dasmë pasi u bëmë prindër

Aug 1, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

Erion Veliaj fillon punën si kryetar duke celebruar  çiftin e “Big Brother”
neda1
Pesë muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Serzh, çifti i vetëm i “Big Brother 4”, Ogren Balluku dhe Neda Karafili, janë veshur nuse e dhëndër në një ceremoni të veçantë dasme. Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka bekuar në premtimin që i dhanë njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme. Bashkë me natën e gjatë të ceremonisë, çifti i krijuar në “Big Brother” ka realizuar dhe një set artistik fotosh në Pallatin e Brigadave

Keni lidhur kurorë, pesë muaj pasi u bëtë prindër. Sa të ftuar erdhën në dasmën tuaj?
Ishin 250 të ftuar në dasmën tonë, pothuaj gjithë njerëzit tanë më të të dashur, edhe ata që jetojnë larg. Për ceremoninë tonë erdhën miq nga jashtë, nga SHBA-të, Kanadaja, Franca, Italia, Greqia, Kosova, Zvicra, Mali i Zi. Dua të theksoj se kishim të ftuar edhe fansa të “Big Brother”, të cilët janë bërë miqtë tanë tashmë prej pesë vitesh.
neda3
E planifikuat me qëllim tani altarin, në mënyrë që të ishit çifti i parë që merrnit bekimin nga kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj?
Erion Veliaj është mik i ngushtë i familjes sonë. E gjithë kjo përkoi dhe me faktin se ai tashmë është kryetari i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur nga qytetarët. Jemi shumë të lumtur që ai bekoi martesën tonë, dhe besojmë që edhe ne t’i kemi sjellë fat atij në detyrën e rëndësishme të kryebashkiakut të kryeqytetit, meqë martesa jonë ishte e para që ai celebroi.

Shumë të ftuar, përkthehet në shumë dhurata të marra apo jo?
Po na u bënë shumë dhurata nga miqtë, nga më të ndryshmet. Ndër më interesantet mund të përmend sjelljen surprizë të këngëtares shumë të mirë “live”, që na përshëndeti gjatë dasmës, Era Rusi. Ishte ajo që ndezi dhe atmosferën në kulmin e saj. Dhurata të tjera ishin fotot tona dhe të djalit të kthyera në piktura, një aparat fotografik profesional për të memorizuar momentet më të bukura të jetës sonë, dhe shumë dhurata që kishin të përbashkët ”dashurinë me të cilën ishin bërë”.

Ishte një ceremoni strikte e mondane dasma juaj, apo e thjeshtë e moderne?
Dasma jonë ishte e veçantë si nga forma, ashtu edhe  nga përmbajtja. I vetmi rregull që kishim venë ishte që kjo darkë nuk ka rregulla. Të gjithë të pranishmit ishin të çlirët të bënin atë që ndjenin e dëshironin, duke filluar nga ne çifti të parët.
neda2
Ju ishit çifti që e shijuat dasmën si spektatorë, apo protagonistë kryesorë të natës suaj të veçantë?
Askush nuk ishte i impostuar në dasmën tonë. Të gjithë kërcyen e u dëfryen pa pushim. Pista ishte gjithmonë plot. Nusja nuk u ul asnjëherë dhe shijoi në maksimum mbrëmjen speciale të saj. Fakti që ne të dy ishim të paimpostuar, i bëri dasmorët shumë të lirshëm.

Momenti më prekës i ceremonisë cili ishte?
Momenti i veçantë ishte kërcimi surprizë, që Neda i kishte përgatitur babait të saj me një këngë domethënëse “Go gentle” të Robie Williams. Ajo ftoi të gjitha vajzat t’i bashkoheshin këtij momenti emocional. Pista u mbush plot me çifte vajza-baballarë dhe ishte vërtet bukur.

Po djali juaj 5 muajsh sa mundi ta shijonte këtë natë?
Bashkë me betimet e ndjera, momenti më emocional ishte sjellja e unazave nga djali ynë Serzh, vetëm 5 muajsh. Atë mbrëmje unazat tona ai i mbante të varura në krahun e majtë të kraharorit të tij, pranë zemrës, si dy medalje të dashurisë së vërtetë.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura