OFL sjell në skenë dosjen “Kokaina”, letër Frederik Durdës e Arben Bërballës. Të parët që u lidhën me kartelet kolumbiane, grupi u zbulua nga CIA

| 12:00
SHPËRNDAJE

Operacionet e kërkesat e para të OFL nisën me personat e dyshuar për pengmarrjen dhe “zhdukjen” e Jan Prengës, që si motiv kishte trafikun e kokainës.durda

Dëshmia e vëllait të Prengës, e zbardhur në dosjen e Prokurorisë që u publikua gjerësisht në media, ngjasonte me një histori të ndeshur më shumë në filmat kushtuar karteleve të drogës në Kolumbi. Por marrëdhënia e shqiptarëve me kartelet e drogës, është shumë më e hershme se kaq.

Këtë e dëshmon kërkesa e radhës e OFL-së. Posta e “Forcës së Ligjit”, dje ka shkuar te dy shqiptarët e parë që u lidhën me kartelet e Eskobarit për të trafikuar kokainën drejt Ballkanit. Bëhet fjalë për Frederik Durdën, apo i njohur si Leko Durda, dhe Arben Bërballën. OFL-ja i ka konsideruar ata si subjekte të Ligjit Special dhe në zbatim të aktit normativ, u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë.

Sipas Policisë, Durda, banues në Tiranë, është i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” e kryer në bashkëpunim dhe Bërballa, banues në Tiranë, po ashtu është i dënuar për veprat penale “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”. Ata kanë 48 orë kohë për t’iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.ofl

DOSJA “KOKAINA”

Frederik Durda dhe Arben Bërballa ishin dy emrat më të lakuar gjatë vitit 2001, teksa gjykoheshin në Gjykatën e Tiranës, në kushtet kur Gjykata e Krimeve të Rënda ende nuk ekzistonte. Në gusht të vitit 2000, në Venezuelë u kap një anije me 6 ton kokainë, destinacioni i së cilës ishte Europa. Në Holandë u zbuluan 2 ton kokainë. Në krye të këtij rrjeti trafikantësh ndërkombëtarë, u akuzua se qëndronte Frederik Durda. Në atë kohë, ai ishte 42 vjeç.

Durda ishte arratisur nga Shqipëria drejt SHBA-së, që në kohën e komunizmit, në vitin 1976. Në Amerikë ai u dënua për çështje narkotikësh dhe pas rënies së komunizmit u kthye në Shqipëri. Prokuroria kishte të dhëna vite më parë se Frederik Durda, duke shfrytëzuar lidhjet e tij me Amerikën, kishte nisur punën për riaktivizimin e rrjetit të trafikut të kokainës. Madje gjatë viteve ’96-’97, ai pati forcuar lidhjet me eksponentë të kësaj fushe në Tiranë, duke nisur fillimisht me ndërtimin e një firme importi dhe eksporti të lëndëve të ndërtimit.

“Nga ana e të pandehurve, Durda dhe Bërballa me elementët dhe eksponentët kolumbianë të trafikut të drogës, është biseduar për mënyrat dhe rrugët sesi do të realizohej transportimi i lëndëve narkotike. Si rruga më e mirë dhe më e sigurt për ta është parë ajo e transportit detar.

Më 27.09.1999, të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa janë paraqitur në Maltë, duke autorizuar me prokurë avokatin e tyre me emrat fiktivë Nikolla Papa dhe Arben Balla, ku kanë themeluar shoqërinë ‘Privillege Maritime’ L.T.D., në dt. 07.10.1999, pra as edhe një muaj më vonë nga momenti i krijimit të shoqërisë në Maltë, të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa kanë realizuar blerjen e anijes ‘Privilegje’, anije e cila më vonë do të destinohej për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Shtetet e Amerikës Latine në drejtim të Europës.

Të pandehurit nuk sollën asnjë provë bindëse sesi ishte blerë anija me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, ndaj edhe Prokuroria theksoi se ‘kjo të forconte idenë se karteli kolumbian i drogës mund ta kishte financuar'”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në përfundim të procesit të gjatë të çështjes që u quajt dosja “Kokaina”, Frederik Durda u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Arben Bërballa me 15 vjet burg.

PANORAMA 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.