OFL i sekuestroi makinën luksoze?/ Flet Saimir Taullau: Kushton 3 mln lekë të vjetra, Policia show. E vërtetë që jam dënuar për drogë, por…

| 20:13
SHPËRNDAJE
 

Një prej personave të cilit i është sekuestruar makina luksoze nga Operacioni Forca e Ligjit është Saimir Taullau.

saimirtaulla

I dënuar për trafik të lëndëve narkotike vite më parë, Taullaut iu dorëzua formulari për plotësim brenda 48 orëve.

Në shënjestër edhe të dy atentateve të dështuara për shkak të përplasjes me pjesëtarët e Bandës së Lushnjës, ku edhe ka humbur jetën vëllai i tij, Bakiu, Saimir Taullau thotë se makina e sekuestruar si e blinduar është prodhim i vitit 2004 dhe është blerë me shumën e 3 milion lekëve të vjetra. Ai e konsideron show aksionin e policisë, ndërsa shton se

Policia ka ardhur të ju përse, çfarë kanë kërkuar?

Taullau: Atë ditë kam qenë në Tiranë, për hallet e familjes time. Më vjen një telefonatë nga Lushnja dhe më thonë se jemi policia e Lushnjës. Më thonë ku je se kemi ardhur për të verifikuar makinën, ku gjendesh sepse duam të kontaktojmë. -Nuk ka asnjë problem, u kam thënë -po vij menjëherë. I pyeta ku janë, dhe më thanë se jemi ta karburanti te rrethrrutollimi i Plugut. U thashë se mbërrij sa të më bëjë rruga e kthimit.

Dhe u kthyet?

Taullau: Direkt, menjëherë pa mbaruar asnjë nga punët e mia. Kam shkuar, gjatë rrugës më kanë marrë disa herë në telefon, më ka marrë edhe shefi i Komisariatit dhe i thashë se jam në Rrogozhinë në kthim. Në momentin që kam vajtur te karbutranti në rrotondo të kthesës së Plugut, aty gjej mbi 10 policë.

-Kishin vajtur kaq shumë përpara?

Taullau: Po po, pas ndërtesës në një shesh pushim të hotelit aty ku kisha lënë fuoristradën.

Çfarë ju thanë?

Taullau: Më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana.

Kishte urdhër nga Tirana?

Taullau: Nuk e di.

Përse kanë ardhur tek ju, keni një dënim të mëhershëm prej 3.8 vitesh për trafik të lëndëve narkotike, kjo ka qenë arsyeja, si subjekt i këtij akti ?

Taullau: Po, s’e mohoj. Kam pasur dënim. Unë kam plotësuar urdhrat që më ka kërkuar shteti.

Çfarë të kërkuan? Ishte Operacioni Forca e Ligjit?

Taullau: Jo nuk ishte Operacionit Forca e Ligjit, nuk ishte OFL-ja, ishte një civil dhe më kanë marrë, me kanë thënë se do të vish me ne në polici. Kam vajtur me makinë i shoqëruar nga dy oficerë policie, nuk kisha as avokat. Sapo kam mbërritur në polici, më kanë dhënë të plotësoj këtë formular për deklarim.

-Ky është formular që ka logon e OFL, për sekuestrimin e makinës tuaj, çfarë është kjo makinë?

Taullau: Kjo makinë tip Nisan, prodhim i vitit 2004, është blerë para një viti e gjysmë me vlerën 3 milionë lekë të vjetra.

Është makinë e blinduar?

Taullau: Jo aspak. Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë show, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi.

-Policia do të bëjë punën e saj?

Taullau: Ta bëjë. Të bëjë hetime, por jo të bëjë shoë, duke e marrë një makinë 3 milion lekëshe pune si automjete lukzos 100 milionësh.

-Është me kontratë?

Taullau: Me kontratë sigurisht. I ka letrat shteti, ia kanë marrë ata letrat edhe makinën me gjithë çelësa. Gjithçka e kam të rregullt sipas ligjit.

-Keni marrë avokat? Ju ka thirrur policia më pas?

Taullau: Dale të shpjegoj. Sapo plotësova formularin, mbarova me veprimet që më kërkoi policia dhe dal jashtë për të ikur. Më thërrasin dhe një herë. Duhet të vish prapë më thonë se duhet të hedhësh një firmë, të plotësosh diçka, se po vijnë tre përfaqësues të OFL. Po, -ju them dhe u ktheva prapë. Aty kam pritur dy orë derisa erdhën ata dhe plotësova formularin, firmosa dhe dola sërish.

-Pastaj si vepruat?

 

Taullau: Pastaj kam shkuar dhe kam takuar avokatin në Tiranë dhe i kam treguar se çfarë më kanë kërkuar dhe çfarë veprimesh kam bërë. Shteti i ka në dorë të gjitha, por unë kam çdo gjë me letra dhe dokumente. Unë nuk jam kundër ligjit.

-Vetëm kjo makinë ishte arsyeja që ju erdhi OFL, po prona të tjera?

Taullau: Kanë ardhur për të plotësuar një formular. Ngaqë unë jam dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg për trafik të lëndës narkotike, Asnjë lloj prone. Unë kam një pronë që ia kam marrë me qira vëllezërve të mi, Bertit dhe Fatmirit, më kontratë sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro.

-Është shitur me kontratë me bankë apo…?

Taullau: Me kontratë me bankë, sipas ligjit, asgjë informale. Ia ka blerë im vëlla që është vrarë në vitin 2005, një fondacioni amerikan dhe në 2006 e ka shitur vëllai tjetër një biznesmeni. Duhet të pyes vëllanë për emrin e tij.

-E gjitha në bankë?

Taullau: E gjitha nëpërmjet bankave, në sistem, nuk ka asgjë të jashtëligjshme, ndaj nuk e kuptoj këtë që po ndodh. Për tre gjëra gjithë kjo zhurmë për Sajmir Taullahun, për tre objekte që janë në legalizim e për një stan delesh u bë Saimiri….

-E keni deklaruar edhe këtë stan delesh?

Taullau: Patjetër. Madje i kam thënë avokatit se nuk kam deklaruar hangarin ta them dhe e shënuam që mos të kemi problem.

-Jeni i gatshëm të hetoheni?

Taullau: Jam i hapur dhe gati të hetohem për çdo gjë, deri në fund. Nuk ka njeri mbi ligjin, më thonë makinë e blinduar kur unë nuk e kam, nuk e marr vesh nga dalin lajme të tilla.

-Keni pasur problem me familje të tjera në Lushnje?

Taullau: Një problem që më kanë vrarë vëllanë në Lushnjë në vitin 2005, dhe unë s’kam problem me njeri.

-Prona të tjera me qira?

 Taullau: I kam të shtetit, paguaj detyrimet rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia.

-Përse e thoni këtë? Policia ka punën e saj. Çfarë ju ka bërë ajo?

Taullau: Nuk e di çfarë lloj show bën policia me familjen time. Çdo ngjarje që ndodh në Lushnje, o do vinë kontroll te lokali, ose do të vinë të më thërrasin te shtëpia dhe më marrin e më shoqërojnë disa orë në polici. Unë nuk jam përgjegjës për çfarë ndodh në Lushnje. Shteti le të gjejë atë që ndodh. Fundja unë paguaj taksa rregullisht dhe ata nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie për çfarë ndodh.

-Keni makinë të blinduar?

 Taullau: Jo, as që bëhet fjalë. Ajo që morën ishte makinë pune. Unë jam i gatshëm për çdo lloj hetimi. Të kontrollojnë çdo gjë. jo deri në brezin e tretë, por deri në të 13-tin, nëse ata mendojnë të hetojnë kudo që dyshojnë.

-Policia dhe prokuroria kanë punën e tyre për të bërë?

Taullau: Le t’i bëjnë, por jo me shou

-Vendimi i gjykatës pasi të kërkojë prokuroria do të jetë vendimi që e çmon se cfarë ndodhë?

Taullau: Të japë drejtësia vendim, të hetojnë gjer në fund, Nuk i shmangem hetimit. Drejtësia të bëjë punën e saj. /Intervistë për ShijakTv/

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.