OFL i dërgoi letër për deklarimin e pasurisë, ai është vrarë 6 vite më parë. Dy fëmijët i ka ende në kampin me çadra në Siri

Sep 18, 2020 | 19:07
SHPËRNDAJE

Një nga katër personat që OFL-ja u dërgua letër është të deklaruar pasurinë është edhe Shkëlzen Dumani, i akuzuar si i përfshirë në organizata terroriste.

Shkëlzen Dumani
Shkëlzen Dumani

Megjithatë, Dumani ka mbetur i vrarë në Siri në vitin 2014 dhe 6 vite më vonë i dërgohet letër për të deklaruar pasurinë.

Dy fëmijët e të ndjerit, vajza 14 vjeçare dhe djali pak më i vogël ndodhen ende në Siri, në kampin me çadra të Al Hol. Ata bëjnë apel vazhdimisht për kthimin në Shqipëri. Kohë më parë gjatë këtij viti, atje ndërroi jetë edhe gjyshja e tyre, e cila kishte shkuar për t’i marrë por që nuk mundi të kthehej.

Vajza bëri një apel edhe pak ditë më parë që riktheheshin pranë të afërmve të tyre.

LEXO EDHE: 

OFL i kërkon llogari për pasurinë 4 të dënuarve nga Tirana për terrorizëm, njëri i dënuar nga Gjykata e New Yorkut (EMRAT)

Mesazhi i adoleshentes shqiptare në kampin Al Hol në Siri: Shteti po tallet me ne. Zoti na ndihmoftë

Shkoi për luftë në Siri me fëmijët, vritet shqiptari

Gruaja e të vrarit në Siri: Ju lutem, më bashkoni me fëmijët

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura