OFL aksion në tre qytete/ Kush janë të fortët që duhet të deklarojnë pasurinë. Ja për çfarë akuzohen

Sep 30, 2020 | 13:39
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në tre qytete, Fier, Mallakastër dhe Gjirokastër, duke i kërkuar llogari për pasurinë tre personave.

ofl-pa-syzeSipas policisë, tre persona akuzohen për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Dy prej tyre janë nën hetim në Francë, ndërsa i treti është dënuar nga gjykata e Düsseldorfit në Gjermani.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Artan Hënaj, banues në Fier, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Maksim Çelaj, banues në Mallakastër, nën hetim nga autoritetet franceze për “Vepra penale me qëllime terroriste” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Enea Buzo, banues në Gjirokastër, dënuar nga Gjykata e Lartë e Landit në Düsseldorf, Gjermani, për “Vepra penale me qëllime terroriste”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.”

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura