Oferta marramendëse, një amerikan dëshiron të blejë stadiumin për një shifër të çmendur

Apr 26, 2018 | 17:02
SHPËRNDAJE

Federata angleze e futbollit, ka marrë në drejtim të saj një ofertë të çmendur, për shitjen e stadiumit “Ëembley”. Shahid Khan, pronari i Fulham në kategorinë e dytë angleze, por edhe i ekipit të Xheksonvill Xhaguars, në NFL amerikane, që ka bërë këtë ofertë marramendëse.

shahid khan

Nga sa është zbuluar deri më tani, oferta do të ndahet në dy aspekte: 500 milionë paund do të paguhen për stadiumin, ndërsa 300 milionë paund do të ofrohen për Federatën e Futbollit që të mund të mbajë ende obligacionet dhe bizneset mikpritëse në stadiumin legjendar.

“Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për një vend kaq ikonik”, tha Khan në një deklaratë. “Ëembley do të rikthehej si pronë private, ndërsa Federata e Futbollit do të mund të fokusohej në misionin bazë të saj të zhvillimit të futbollistëve. Besoj se shumë prej jush, në mos shumica, jeni mbështetës të Kombëtares së Anglisë, kështu që shpresoj ta konsideroni këtë mundësi potenciale për t’u bërë realitet”.

uembli

Shitja e mitikut “Ëembley” do t’i lejonte Federatës së Futbollit të investonte fuqishëm në futbollin e moshave shumë të reja.

Çështja gjithsesi është diskutuar në një takim të bordit të Federatës së Futbollit gjatë kësaj të enjteje. Nuk dihet nëse do të mbetet ende në kuadrin e një oferte, apo do të bëhet realitet. Por, stadiumi prej 90 mijë vendesh, më i madhi në Mbretërinë e Bashkuara, ka kushtuar plot 757 milionë paund për t’u ndërtuar dhe është hapur në vitin 2007. Në janar, Federata njoftoi se do të përfundonte pagesat për tokën ku është ngritur stadiumin në fund të vitit 2024.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura