“Oferta, joshje dhe kërcënime”- Ervin Salianji flet për “prapaskenat” e audio-përgjimit për Geron Xhafajn: Shoferi i tij u kap me tonelata drogë në…

Dec 18, 2019 | 22:37
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bëri një deklaratë të fortë, kur tha se i ishin bërë oferta përpara se të publikonte audio-përgjigjim për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

salianji

Ai nuk tregoi detaje se çfarë joshjeje i ishte bërë, por shtoi edhe ishte kërcënuar.

Pjesë nga deklarata në “Opinion”:

Salianji: Nuk më kanë bërë ofertë përpara se ta publikonim këtë. Joshje, ose ofertë për gjëra ose kërcënim. Bandat e Xhafajt dhe banda të tjera kanë sjellë njerëz përpara se ta publikonim. Për këtë janë në dijeni edhe drejtuesit e Partisë. Nëse ti hyn në familje dhe na godet, ne do të merremi personalisht.

Fevziu: I keni informuar organet e policisë?

Salianji: Pafundësisht! Të mos bëhet publik denoncimi. Ne dolëm me pyetje tre ditë përpara dhe u kuptua që kishte diçka. Ne kemi bërë kallëzim për drejtuesit e policisë pasi kanë blerë këtë Fredi Alizotin. Ju mendoni se do të shkoja tek Fatmir Xhafaj dhe të thoja se më kërcënon Fatmir Xhafaj. Ju thoni shkoni tek mafia dhe thoni që mafia më kërcënon. Personat që kanë ardhur kanë qenë të Malavitës.

Mafia këtu gjeneron miliona dollarë. E dini ju që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi. Shoferi personal. Bandat kanë shofer. Pse kushdo ministër i Brendshëm që vjen nuk bën dot luftë sepse bën kompromis.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura