Oferta joshëse për Valerin, tani bëhet drejtor

Oct 12, 2015 | 12:57
SHPËRNDAJE

valer

Valer Kolnikaj, krahas punës si model dhe mjek që e bën prej kohësh, ka pak ditë që ka marrë dhe një tjetër obligim mbi vete: ai është emëruar si drejtor i shtëpisë së shëndetit ku punon si mjek. Arsyet dhe detajet i tregon vetë ai: ‘’Unë u bëra drejtor, sepse ishdrejtoresha dha dorëheqjen për shkak të lodhjes fizike që kishte nga ngarkesa, pasi bënte dy punë. Mua më propozuan te ky post dhe pranova, pasi i dua përgjegjësitë dhe më shtyjnë të punoj më shumë, njihem për punën dhe pas orarit zyrtar dhe gatishmërinë për secilin banor që ta ndihmoj kur ka nevojë’’, tregon për sfidën e tij ish-banori i famshëm i BB.

‘’Gëzoj dhe shumë respekt në komunitet dhe që mundohem në çdo kohë të rri gati për nevojat e tyre, madje numrin tim e kanë të gjithë dhe më telefonojnë edhe përtej orarit të punës. Duke qenë person publik, ndonjëherë marr leje për angazimet që kam, por të nesërmen mund të rri gjithë ditën në punë, madje deri në mbrëmje vonë’’, shton më tej Valeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura