Oferta e parë u refuzua, por Milani ka gati planin e ri. Shifrat e çmendura për Milinkoviç-Saviç

Aug 15, 2018 | 11:34
SHPËRNDAJE

Milani e ëndërron me të vërtetë Milinkoviç-Saviç, dhe tashmë është një realitet. Edhe pse një pistë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, siç e ka thënë edhe vetë drejtori i “djallit”, Leonardo, ky i fundit ka një plan të ri për serbin.

milinkovic savic

Lotito e ka refuzuar ofertën e parë nga Milani(huazim 30 mln euro + 50 mln euro detyrim blerje dhe një ose dy lojtarë, Bonaventurën dhe Borinin.), duke thënë se nuk pranon lojtarë në këmbim të Milinkoviçit, por braziliani Leonardo ka një plan të ri.

Shifrat tashmë kapin 40 mln euro për huazimin, dhe 80 mln të tjera për blerjen përfundimtare të talentit serb. Por, Milani duhet të veprojë me makinë llogaritëse në dorë, sepse ka probleme me UEFA-n edhe për sa i përket Fair Play financiar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura