Ofendoi Berishën në Kuvend? Rama: Nëpër dhëmbë… Parlamenti nuk është më Mejhane ta dijë PD dhe ‘motra’ LSI

Oct 12, 2017 | 22:15
SHPËRNDAJE

Pas rrëzimit të kërkesës së opozitës nga kreu i Kuvendit Ruçi për përjashtimin e kryeministrit Rama nga Parlamenti, ka folur jashtë godinës Kryemministri.

rama

Ai i quan si qesharake kërkesat e opozitës dhe se Parlamenti do të funksionojë sipas rregullave të shkruara bashkërisht dhe jo siç duan ata.

I pyetur nëse ai e ka fyer apo jo Berishën në kuvend Rama, u përgjigj:

Nëpërdhëmbë…

Më tej vijoi deklaratën e tij për kërkesën e opozitës dhe largimin e Nokës.

“Jemi në një pozitë të vështirë. Nuk po ja dalim dot të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti klub të dehurish ka vdekur që më 25 qershor. Ky parlament i dalë nga zgjedhjet funksionon në bazë të rregullave të shkruara bashkërisht. Mbi bazën e këtyre rregullave ka nisur të funksionojë do apo jo Partia demokratike bashkë me motrën tonë LSI-në. U mësuan me parlamentin Meljhane kur merrej fjala sa herë që duan. Tani si i bëhet që opozita të  kuptojë 1 orë më parë që nuk bëhet siç duan ata,” tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura