OBSH vlerëson vaksinat kineze për përdorim emergjent: Po punohet për të…

Jan 27, 2021 | 12:55
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndeëtësisë tha se po vlerëson të dhënat e paraqitur nga kompanitë kineze Sinovac dhe Sinopharm për vendosjen e tyre të mundshme në “listën e përdorimit urgjent”.

vaksina

Sipas mediave një ekip po punon me kompanitë “për të vlerësuar pajtueshmërinë me praktikat ndërkombëtare të prodhimit cilësor para vendosjes së mundshme në listën e përdorimit urgjent nga OBSH”.

Drejtorja e Departamentit të Imunizimit dhe Vaksinave në  OBSH, Katherine O’Brien tha se kanë përgëzuar Kinën për dorëzimin e të dhënave të dy vaksinave duke përdorur virusin e inaktivizuar.

Ndërkohë Pekini ka nënshkruar marrëveshje me të paktën 24 vende për furnizim me vaksinat e kompanive Sinovac dhe Sinopharm.

Brazili, Indonezia dhe Turqia janë ndër vendet që tashmë kanë marrë dërgesat dhe kanë filluar vaksinimet, ndërkohë Kina po ashtu ka administruar mbi 22 milionë doza të vaksinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura