Obama europiani?

Jul 27, 2015 | 11:57
SHPËRNDAJE

GERO SCHLIESS

Ndokush ndoshta do të fërkojë sytë prej habisë: për një kohë të gjatë amerikanët i shmangeshin Brukselit dhe nuk e përfillnin Bashkimin Europian. Por, papritur, Presidenti i SHBA-ve shqetësohet për unitetin e BE-së. Ai i këshillon britanikët me theks të ve«antë duke dashur t’ua fusë në zemër dhe duke u bërë thirrje  që dhe të mos i kthejë kurrizin klubit të 28 vendeve. Nëse Obama apelin e tij të pazakontë publik e ka bërë për hir të interesave të veta, kjo mbetet të shihet.

Ndërkohë që ai nuk mund ta përfytyrojë Europën pa britanikët, këtë Presidenti i SHBA-ve e ka bërë të qartë shpeshherë. Megjithatë, asnjëherë ai nuk është shprehur kaq hapur në publik si tani. Mos vallë Obama papritur është bërë një europian i bindur? Apo vallë tani në sfondin e përshkallëzimit të krizave në botë e ka kuptuar vlerën e një Europe të bashkuar? Kjo është në fakt vetëm gjysma e së vërtetës. E vërteta e plotë është: në radhë të parë ai synon interesat e SHBA-ve.

Frika e Obamas: britanikët janë shumë të dobët
Në Luftën e Dytë Botërore britanikët dhe amerikanët ishin aleatë të ngushtë ushtarakë. Edhe në dekadat pas, SHBA kishin besim të plotë se britanikët, pavarësisht forcave të dobësuara, në rast nevoje do të bashkoheshin nëpër beteja.
Por tani në Uashington po përhapet frika se britanikët kanë dalë jashtë lojës së forcave ndërkombëtare: ndërkohë janë shumë të dobët ushtarakisht, të paralizuar në politikën e brendshme dhe në Europë nuk janë aspak në qendrën e fushës së forcave politike përreth Gjermanisë dhe Francës.

Sa i përket tendencës, kjo analizë është e drejtë. Kursi i kursimeve të viteve të kaluara e ka kufizuar dukshëm aftësinë e ndërhyrjes së Ushtrisë britanike. Angazhimet e ngurta luftarake kundër të vetëshpallurit “Shteti Islamik” në Irak janë dëshmia e fundit për këtë. Në konfliktin me Rusinë në valën e krizës së Ukrainës britanikët as që ndihen fare, si rrjedhojë është Gjermania shumë më tepër në qendër të këtyre zhvillimeve. Ngjashëm qëndron puna edhe me menaxhimin e krizës së Greqisë.
Nëse dikur Britania e Madhe, nën kryeministra si Margaret Thatcher apo Tony Blair, futej në lojën ndërkombëtare edhe përtej kapaciteteve të saj, si në Europë edhe në botë, sot me David Cameron si Kryeministër ajo vepron nën nivelin e mundësive të saj.

Forcat e Cameron-it absorbohen tërësisht në politikën e brendshme. E në këtë mes ende synohet menaxhimi i luftimit të pasojave të krizës financiare.
Në 2016 ose 2017 pritet referendumi për BE-në, atëherë kërcënon që forcat nacionaliste, në mënyrë të pakontrolluar, të hapin një epokë të re. Një gjë e tillë kërkon angazhimin e plotë të qeverisë dhe i lë pak hapësirë për rolin e deritanishëm Britanisë së Madhe si një komb në botë. Kur Parlamenti refuzoi angazhimin e aviacionit britanik në Siri kundër pozicioneve të Shtetit Islamik, shumë në Uashington e konsideruan këtë si shkëputjen përfundimtare nga ky rol.

Në të kundërt, Obama përpiqet tani sërish duke u pozicionuar për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE. Me shkëputjen nga BE, Britania e Madhe do të humbiste dukshëm edhe më tej vlerë, jo vetëm si aleate e SHBA-ve, por edhe në raport me Europën.
Ura e Obamas për në Europë
Britania e Madhe është një urë e rëndësishme për SHBA-të në Europë. Një vend me të cilin ndan shumë interesa. Janë britanikët ata që vazhdimisht kanë mprehur vetëdijen për një politikë të angazhuar ndërhyjeje të jashtme dhe të brendshme dhe e kanë mbajtur gjithmonë të gjallë atë. Po ashtu, janë britanikët ata që angazhohen për liberalizimin e tregjeve europiane dhe për një tregti të lirë botërore. Në këtë kuptim është vërtet shteti ishull “partneri më i mirë” i SHBA-ve, kështu ka thënë Oabama. Pra s’të habit fakti, që ai nuk do të preferonte të hiqte dorë nga ky partner.

Edhe misionet ushtarake në vendet e krizave në botë, SHBA do të preferonte më mirë t’i realizonte bashkë me britanikët. Sepse gjermanët në «ështjet ushtarake konsiderohen ende si mjaft të komplikuar. E ndërkohë edhe francezëve, normalisht mjaft kooperues, në Uashington nuk u besohet pa limit. Për këtë arsye në Uashington u prit mirë fakti që britanikët buxhetin e shkurtuar të mbrojtjes gradualisht kanë nisur ta rrisin dhe duan ta rishqyrtojnë misionin luftarak në Siri.
Por edhe nëse Kryeministri Cameron do t’ia dalë t’i bindë bashkatdhetarët e vet për të qëndruar në BE: kjo do ta ngadalësojë humbjen e peshës së Britanisë së Madhe, por nuk do t’i sprapsë lidhjet tektonike të pushtetit në Europë. E me këto lidhje ndërkohë gjith«ka drejtohet nga një vend – nga Gjermania.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura