Obama dhe Putin takohen të hënën në Nju Jork

Sep 24, 2015 | 20:02
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Presidentin Barak Obama të hënën në Nju Jork. Njoftimin e bëri sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

US President Barack Obama (R) listens to Russian President Vladimir Putin after their bilateral meeting in Los Cabos, Mexico on June 18, 2012 on the sidelines of the G20 summit. Obama and President Vladimir Putin met Monday, for the first time since the Russian leader's return to the presidency, for talks overshadowed by a row over Syria. The closely watched meeting opened half-an-hour late on the sidelines of the G20 summit of developed and developing nations, as the US leader sought to preserve his "reset" of ties with Moscow despite building disagreements. AFP PHOTO/Jewel Samad        (Photo credit should read JEWEL SAMAD/AFP/GettyImages)

Zëdhënësi tha në komentet për shtyp se zoti Putin do të takohet më parë me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe më pas me Presidentin Obama, shkruan “Zëri i Amerikës”. 

Të tre udhëheqësit janë ndër krerët e shteteve që mblidhen në Nju Jork javën e ardhshme për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vladimir Putin do të flasë në Asamble të hënën.

Presidentët Obama dhe Putin u takuan në nëntor të vitit të kaluar në Pekin ku ndodheshin për punimet e takimit për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësor.

Një zyrtar i lartë i administrates Obama tha sot se takimi i së hënës po zhvillohet me kërkesë të zotit Putin.

Zyrtari tha se Presidenti Obama “do ta shfrytëzojë këtë takim për të diskutuar mbi Ukrainën” dhe për t’i kërkuar Rusisë të respektojë marrëveshjet e armëpushimit të arritura mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase.

Takimi zhvillohet ndërkohë që ka njoftime se Rusia po forcon praninë e saj ushtarake në Siri për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad në luftë kundër kryengritësve që përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti, ndër të cilët edhe ekstremistët e Shtetit Islamik.

Këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron të krijojë “një koalicion ndërkombëtar” për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin” dhe se qeveria e tij po zhvillon konsultime mbi këtë çështje me “partnerët tanë amerikanë”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura