“O ma vranë, o ma vranë”/ Dëshmitarja tregon momentet pas krimit në Fier: Dëgjova krismat tre herë bam-bam, kisha frikë se…

Oct 26, 2020 | 9:32
SHPËRNDAJE

pjimage (2)

“Dëgjuam krismat tre herë, bam-bam-bam, menduam se ishin shashka”. Kështu tregon një dëshmitare e vrasjes së 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Në një rrëfim për News24, dëshmitarja thotë se ka dalë dhe ka parë bashkëshorten e viktimës që qante mbi të shoqin. Sipas saj, viktima dhe familja e tij ishin familje shumë e mirë dhe nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të tyre.

Dëgjuam krismat, ishim në gjumë faktikisht. Krismat, tre herë ka goditur, mu bë fillimisht si nga këto shashkat. Dola aty sepse u trembën fëmijët, mu duk si zë qensh se po ulërinte e shoqja, dola menjëherë këtu tek porta, sa hapa portën kur ajo i ra të shoqit përsipër. O ma vranë, o ma vranë.

Thashë çohu moj motër, ajo që të ndodhi të ndodhi sepse kisha dhe pak frikë nga policia, kush merret jo e pe, jo s’e pe e më the të thashë. Dëgjova ulërimën e të shoqes. E shoqja që atje erdhi me vrap, si duket është ruajtur nga autori dhe kur e pa që ai ra përtokë, u çua e shoqja e po bërtiste ma vranë, ma vranë.

Po mundohesha të hapja portën që të shikoja ishte vrasje vërtetë apo shashka se nuk isha e bindur a ishte krismë arme apo ishte shashkë. Tentova që ta ngrija atë por nuk mundesha dot.

Fëmijët dolën, u trembën se ishin në gjumë, vetëm nga krisma që goditi tre herë bam-bam-bam. Ata ishin pa makinë. Viktima me gruan kalonin këtej përditë se çonte të shoqen në punë. Ai ishte djalë shumë i mirë, edhe e shoqja, si familje. Ne që i kemi këtu, që kalojnë përditë, çonte të shoqen në punë nuk kemi dëgjuar sikur një diçka më të vogël. Po t’i flisje të fliste, po mos t’i flisje nuk të fliste”, deklaroi dëshmitarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura