“O idiot, si e thua çfarë pune kemi me SHBA-në?”/ Basha: Për 8 vite me radhë u vendosa përpara interesit personal të Berishës, çdo herë zgjodha anën e tij

Nov 25, 2021 | 22:23
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se për 8 vite me rradhë është vendosur përpara interest personal të Sali Berishës, dhe çdo herë ka marrë anën e tij.

saliberishalulzimbasha

Sipas tij, situata aktuale në PD nuk është e njëjtë, ndaj Basha nuk mund të mbante të njëjtin qëndrim si më parë.

Kryedemokrati ka zbuluar se ka pasur një debat edhe me një prej kryetarëve të degëve lidhur me marrëdhënien me SHBA-në.

“Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me mend në kokë, siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë ‘çpunë kemi me Amerikën‘. Un i them o idjot, si çpunë kemi me SHBA-në. Po të mos ishte për SHBA-në dhe mbështetjen e tyre, zoti e di se sa do zgjaste komunizmi këtu. Po të mos ishte SHBA nuk do e kishe as Kosovën e pavarur, as Shqipërinë në NATO. Mos të bëjmë sikur jemi murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë peshën e SHBA-së në 30 vite pluralizëm. Ne kemi mbajtur një qëndrim. Berisha ka mbajtur këtë qëndrim se kemi qenë të bindur se SHBA-në e kemi aleat në kauzat tona. Përmes betejave kundër korrupsionit kemi futur Shqipërinë në NATO. 8 vjet kryetari i Partisë, me dhjetra herë jam vendosur përpara interesit personal të Sali Berishës. Kam zgjedhur çdo rradhë anën e tij. Ky nuk është një moment i tillë. SHBA vuri një vijë të kuqe për PD-në” – shprehet Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura