“O daku për çfarë turizmi flet, vjen turisti e lahet…”, shikoni si i përgjigjet Rama qytetarit

Jul 8, 2017 | 10:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ka vijuar tu përgjigjet komenteve të ndjekësve, që i shkruajnë nëpër statuset e tij, që publikon në “Facebook”.

rama kom

Një qytetar i shkruan Ramës, për ujin e pijshëm që vijon të mbetet një problem. Komentuesi i sugjeron atij të mos flasë për turizëm kur turisti lahet me sapllakë, pasi edhe pse jemi ne vitin 2017 uji është ende me orar.

Qytetari:  O daku viti 2017 e kena ujin akoma me orar m x ca turizmi po flet? Vjen turisti t lahet me sapllake?

Rama:  Visuar Isi Dalipi une s’kam shkop magjik dhe nuk besoj se kjo historia e ujit eshte e re per ty, nderkohe qe zgjidhja e problemit kerkon kohe, durim, riorganizim, fonde dhe sjellje korrekte te te gjithe konsumatoreve te kesaj pasurie te madhe qe kemi e qe e shperdorojme si s’ka me zi prej kaq shume vitesh! Sa per dijeni ujin e pijshem e kane bashkite, as ministria e bujqesise as ministria e imagjinates, por natyrisht ky nuk eshte justifikim sepse ti ke te drejte ne thelb. Ndersa ate kerrcitjen per Bahamas mire eshte ta rishikosh se ke ngatrru person daj?

Replikat e plota

Qytetari: Une kam nje mendim Z.KM.Plani zhvillimor per Shqiperine eshte i gabuar.Nuk mund te sherbej vetem Tirana si nje kryeqytet qe nxe te gjithe Shqiperine.E kuptoni qe ne rrethe apo fshatra nuk ka asnje te ri,nuk ka mjek,nuk ka specialist-pasi te gjithe vijne ne Tirane.Patjeter qe ky qenderzim e ka zhvilluar pozitivisht kete qytet,por eshte e pamundur te unifikosh mendesi te ndryshme.Tirana po behet obeze dhe e shemtuar.Nga ketu nis gjithçka,gjithkush qe vjen te shkollohet ketu,ndjen se i perket Tiranes dhe do te sistemohet me shtepi,pune e mundesisht te gjej dhe burre Tirons!Po ky eshte nje tmerr,nje kaos zhvillimi.Pse nuk investojne ne fshatra keta njerez,u japin drite vendeve aq te bukura qe ka shqiperia,jetojne dhe punojne atje.Tentoni drejt zhvillimit te fshatrave,dhe qyteteve nga jugu ne veri.Eshte bere nje tmerr i madh ketu!Na eshte veshtiresuar bashkejetesa me njerez te pagdhendur,qe nuk e kane njohur heret qytetrimin dhe u ka rene rende rruga me asfalt!Tirana ka nevoje emergjente per oksigjeeeeeeen!

Rama: Quhet levizje e lire Estetik ?

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura