“O Bud Spencer i Shqipërisë”/ Demokrati i kujton Sali Berishës: Na thoshe kanë dalë “tigrat” e Tepelenës! Ish-kryeministri: Unë e kisha mbyllur kapitullin, largimi im ishte pa kthim, por…

Oct 6, 2021 | 19:43
SHPËRNDAJE

Gjatë foltores së Sali Berishës në Gjirokastar nuk kanë munguar edhe batutat e qytetarëve. Një prej tyre teksa mori fjalën iu drejtua ish-kryeministrit duke e krahasuar me “Bud Spencer” personazhin e një filmi të njohur.

berisha qytetari

Po ashtu, qytetari demokrat i kujtoi ish-kryeministrit kohën kur e prisnin Sali Berishën si kryeministër.

“Kujtoj vitet kur ne e prisnim në dalje të Krasit e në Subash dhe në çdo vend, ndalonin makinën. Ai thoshte ndaloje makinën se kanë dalë “tigrat” e Tepelenës e të jugut. Ti mirëserdhe në jug të Shqipërisë o Sali Ram Berisha, o Bud Spencer i Shqipërisë, o trim. Ne duam vetëm një gjë tani në këtë moment, të na thuash shumë shpejt do fitojmë. Të përqafoj o tropojan gjigand”, tha qytetari.

Ndërkohë, ish-kryeministri nga ana e tij teksa u shpreh i bindur për fitore theksoi se ai kishte vendosur të mos rikthehej më, por e kanë detyruar rrethanat.

“Unë jam i bindur dhe i sigurt se ne do fitojmë. Bindja ime vjen tek besimi që kam tek ju. Në 1991 patëm përpara një regjim diktatorial. E përmbysëm. Në 2021 kemi një regjim që bazohet mbi krimin dhe korrupsionin. Do ta përmbysim.

Unë kisha mbyllur kapitullin tim dhe sa herë më pyesnin gazetarët shprehesha se largimi im është pa kthim. Ndodhi që me zhvillimet, veçanërisht me shkelmimin që i bëri statutit të partisë, forumeve, sovranitetit dhe vullnetit tuaj, ishin një thirrje për mua që të rikthehesha”, u shpreh nder te tjera Sali Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura