“Nxorra në pah ligësinë dhe injorancën”- Dojna Mema i rikthehet sërish pikturës me organin gjenital të femrës zbuluar. Tregon çdo bënte nëse do ishte mashkull

May 21, 2020 | 17:22
SHPËRNDAJE

Dojna Mema ka qenë në fokus të mediave rozë për shkak se flet pa komplekse në lidhje me çështje që konsiderohen tabu në vendin tonë.

Dhe së fundmi moderatorja zhvilloi një miniintervistë me ndjekësit ku u përgjigj hapur rreth pyetjeve që i drejtonin.

Një prej ndjekësve e pyeti se sa ndikon suksesi i saj në karrierë në zgjedhjen e një mashkulli. Dhe moderatorja u përgjigj se nuk ndikon aspak sepse kërkon partner jete dhe jo biznesi.

“Unë do të zgjedh partner jete, jo partner biznesi që të më duhet CV-ja,”– shkroi Dojna.

Ndërsa një tjetër ndjekës ishte kurioz të dinte se cila do isha gjëja e parë që ajo do bënte nëse do ishte mashkull.

“Do bëja çiçin,”- u përgjigj moderatorja.

Në mini-intervistë nuk mbeti pa u prekur edhe çështja që u diskutua aq shumë dhe për të cilën Dojna u përball me shumë kritika.

Ajo u pyet nëse theu tabu me publikimin e pikturës me organin gjenital të femrës jashtë.

Por u shpreh se nuk ishte ky qëllimi i saj, ndërsa theksoi se në këtë mënyrë nxorri në pah ligësinë dhe injorancën e disa njerëzve.

“Nuk mendoj se kam thyer tabu, dhe nuk ishte ky qëllimi. Pa dashur kam nxjerr në pah egërsinë, mllefin, ligësinë dhe injorancën e disave. Kemi shumë përpara,”- shkroi Dojna.

/Panoramaplus.al

  

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura