Nxori nga çanta cigaren e hashashit dhe e piu në skenë, zbulohet arsyeja pse Miley Cyrus nuk u ftua në Grammy Awards

Jan 28, 2020 | 17:07
SHPËRNDAJE

Mungesa e Miley Cyrus u vu re Grammy Awards mbrëmjen e së dielës. Ajo nuk ishte aty për të mbështetur babain e saj Billy Ray ndërsa performonte “Old Town Road” me Lil Nas X.

Sigurisht, këngëtarja publikoi një foto të familjes ku uronte babain e saj dhe vëllain për marrjen e dy çmimeve Grammy.

Por ajo nuk ishte atje, për të ndarë gëzimin me familjen e madhe.

Ndërsa Miley zbuloi edhe arsyen pse nuk u ftua nga Grammy.

Cyrus publikoi një video ndërsa pranonte çmimin për videon më të mirë për  “Wrecking Ball” në skenën e MTV EMA’s në vitin 2013, për të ilustruar më qartë vendimin e organizatorëve të Grammy.

Në video këngëtarja shihet duke nxjerrë nga çanta një cigare hashash dhe më pas e ndez në skenë.

Ky akt i saj duket se e ka penalizuar për të marrë pjesë në të gjitha eventet e mëdha muzikore.

<script>

            

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura