“Nxorën Dritan Dajtin për ‘vizitë mjekësore’ në Bllok” – Furtunë shkarkimesh në burgun e Peqinit

Jan 14, 2020 | 15:38
SHPËRNDAJE

Pas nxjerrjes në bllok për vizita mjekësore të të dënuarit, Dritan Dajti, Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra:  

1522992343_DritanDajti1

Drejtorin e IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.

Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Në deklartën për media të Ministrisë thuhet se pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media janë ngritur dy gupe punëpër hetimin e çështjes.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, që kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin, si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.

“Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit.

Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikohet se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat  përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Drejyesise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura