Nxjerrja jashtë funksionit e kamerave nga protestuesit, PD nxjerr pamje të tjera: Partnerët në krimin e Berishës shpërndajnë përditë mashtrime për të mbuluar dhunën

Jan 14, 2022 | 15:06
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar të tjera pamje nga protesta e dhunshme e 8 janarit e thirrur nga Sali Berisha si dhe deklaratat e mbështetësve të ish kryeministrit që shkojnë në drejtim të kundërt me sjelljen e protestuesve.

PD ka nxjerrë një deklaratë të deputetes Albana Vokshi e cila ka thënë se kamerat e katit të parë të PD kanë regjistruar gjithçka gjatë ditës së protestës. Por në anën tjetër, në këtë video shihet se si protestuesit kanë dëmtuar kamerat e sigurisë të katit të parë dhe i kanë errësuar ato me spraj që të mos duket asgjë.

“Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë”, thuhet në reagimin e PD.

POSTIMI I PLOTE I PD

Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

kamera protesta e 8 janarit

Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu “non grata” për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe!

NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura