“Nxitoni të blini biletën tuaj”, Partizani i bën thirrje tifozëve. Ja sa janë shitur 4 orë

Dec 12, 2019 | 14:42
SHPËRNDAJE

Interesimi për derbin e kryeqytetit është shumë i madh. Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” dhe tifozët nuk duan të humbasin një mundësi të tillë, për të parë këtë sfidë.

tirana partizani1

Klubi i Partizanit i bën thirrjet tifozëve nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, të nxitojnë të blejnë biletën e tyre, pasi vetëm në katër orë janë shitur plot 7 mijë bileta.

Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të nisur derbi, duket se “Air Albania” do të presë një numër të madh tifozësh.

biletat

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura