“Nxis PD dhe LSI të sjellin propozimet”- Balla i prerë: Koha kur bënim Kode Zgjedhore me shpikje alla shqiptarçe dhe koalicione si trena me vagona ka ikur!

Sep 21, 2020 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit ka ftuar partitë jashtëparlamentare të kontribuojnë me propozimet e tyre në Këshillin Politik.

Balla-prononcimi

Balla thekson se drafti i propozuar nga PS ka marrë parasysh të gjitha propozimet nga të gjitha këndvështrimet politike, ndërsa sa për listat ka theksuar se janë 100% të hapura.

Sa i përket kodit zgjedhor të ndryshuar në 30 korrik, Balla theksoi “Koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla shqiptarëve, siç është historia e koalicioneve deri në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vagonët e një treni mallrash.”

Shpresoj që nga ana e opozitës jashtëparlamentare të kemi mundësinë që të vazhdojmë diskutimin me ta dhe e nxis PD dhe LSI dhe partitë e tjera jashtëparlamentare që të kontribuojnë me propozimet e tyre. Drafti jonë i ka marrë 100% të gjitha propozimet e shprehura deri tani nga të gjitha këndvështrimet politike.

Listat janë 100% të hapura. Koha kur ne bënim kode zgjedhore me shpikje alla shqiptarëve, siç është historia e koalicioneve deri në 30 korrik, mund të ndërtoje koalicione si vagonët e një treni mallrash, ka ikur.

Në këtë këndvështrim dua të them se propozimi ynë është që sot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë përafërsi me Shqipërinë, Kroacia ka fix këtë sistem, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Holanda. Çështje të karakterit teknik do të diskutohen, janë të gjitha të hapura. Një shtet unitar siç është Shqipëria e ka të domosdoshme këtë.

Mbi të gjitha këto kjo është e vetmja formulë që mbron barazinë gjinore. Ne kurrsesi nuk mund ta humbim këtë arritje. Kuvendi i pas 25 prillit të paktën 1 në 3, pra 46 do të jenë gra dhe kjo i bën mirë parlamentarizmit”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura