“Nxirrni telefonat, përveç homoseksualëve e të infektuarve me HIV”, Dua Lipa kritikon deklaratën e këngëtarit me të cilin bashkëpunoi: Duhet të luftojmë injorancën

Jul 27, 2021 | 22:40
SHPËRNDAJE

dualipa1

Këngëtari i njohur me emrin e artit “DaBaby” ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një koncerti live në Miami. Ai i kërkoi publikut që të nxjerrin telefonat dhe të ndezin dritën, por i përjashtoi homoseksualët dhe personat e infektuar me HIV/AIDS.

“Nxirrni telefonat dhe ndizni dritat, përvec personave të infektuar me HIV/AIDS ose homoseksualëve që kanë kryer marrëdhënie përpara se të vinin në koncert. HIV/AIDS është një sëmundje që ju vret për 2-3 javë” – ka thënë DaBaby.

Për këtë deklaratë ai ka marrë shumë kritika. Një prej tyre ka ardhur nga këngëtarja kosovare Dua Lipa. Përmes një postimi në Instastory, ajo shkruan se është e tmerruar nga komenti i tij.

Ajo shkruan se DaBaby nuk është këngëtari me të cilin kishte bashkëpunuar. Kujtojmë se DaBaby dhe Dua Lipa kanë publikuar hitin e njohur “Levitating” pak muaj më parë.

“Jam e surprizuar dhe e tmerruar nga komenti i DaBaby-t. Ai nuk është njeriu që kam njohur unë gjatë kohës që kemi bashkëpunuar. Jam e bindur që ndjekësit e mi e dinë se unë jam në mbështetje të komunitetit LGBTIQ. Duhet të bashkohemi dhe të luftojmë këtë injorancë”  – shkruan Dua Lipa.

dualipa

dualipa (3) dualipa (4) dualipa (1) dualipa (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura