Nxënësit shqiptarë mësojnë në librat shkollorë për Noizy-n, ja çfarë shkruhet për reperin (FOTO)

Oct 11, 2018 | 13:24
SHPËRNDAJE

Noizy është një ndër reperët shqiptarë më të suksesshëm, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite.

noizyy

Këngët e tij dëgjohen shumë kudo, sidomos nga të rinjtë, të cilët këtë vit shkollor janë surprizuar nga tekstet e tyre mësimore.

Tekstshkruesit kanë vendosur në një libër shkollor një ushtrim ku përmendet emri i reperit. Për Noizy-n thuhet se është një prej figurave më të njohura për të rinjtë shqiptarë, si dhe është vendosur edhe fotoja e tij.

Foton e librit ku përmendet ai, Noizy e publikoi në “Instastory”-n e tij, në përshkrimin e të cilës shkroi: “Në libra shkollorë”, duke u ndjerë me siguri krenar për këtë.

noizy

Ndërkohë në libër shkruhet: “Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” .

Gjithashtu në libër përmendet edhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ku thuhet: “Ronaldo është shpallur __ më i mirë i vitit… me skuadrën e __.

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura