Nxehen tonet/ Tahiri i përmend Zenin dhe Argitën. Berisha: Je frikacak, fshihesh si mi

Nov 26, 2015 | 14:02
SHPËRNDAJE

Duhet të ishte një seancë ku për 1 minutë maxhoranca dhe opozita duhet të votonin ligjin e ri për dekriminalizimin, por nuk rezultoi e tillë.

Berisha dhe Tahiri dje gjate debatit ne Kuvend
Berisha dhe Tahiri gjate nje debati ne Kuvend

Me fjalime të gjatë, deputetët e të dy kampeve nxituan të marrin autorësinë e ligjit të ri.

Përveç këtyre fjalimeve nuk mungoi as përplasja e radhës mes ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe ish kryeministrit Berisha.

“Si i bëhet kur babi është Kryeministër dhe fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit?  Kur kryetari i Bashkisë punon më pak se kunati vet? Ndaj para se të rrihni gjoksin e të kërkoni medalje, heshtni kokëulur se shqiptarët sot vuajnë ende padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë e gjykatave e të lajnë gojën para se të përmendin “gjin gjonrat”, se kështu thotë Sali Berisha”, ishin dy ndër shumë pyetjet e Tahirit në fjalimin e tij ku i kërkonte Partisë Demokratike të kërkonte ndjesë për një akuzë që i bëri për lirimin e një furgoni me drogë.

Si edhe në raste të tjera, përgjigja e Berishës nuk vonon.

“Me asnjë lloj retorike nuk zbardh dot llumin nga vjen. Me asnjë lloj retorike nuk mbulon dot vrasjen e ortakut tënd tek fliste në telefon me oficerin dhe ti ishe i përzierë me lojërat e fatit. Ti shko paguaj paratë dhe zbato vendimin e gjykatës. Flet ti për Gjin Gjonin që të ka dënuar Nexhmijen, se ka dënuar Kolekën. Hakmarrja atërore është më e tmerrshme. Akuzave tuaja Gjin Gjoni iu përgjigj me proces gjyqësor dhe jo si ti burracak, frikacak që fshihesh si mi, që shkon dhe arreston përmbaruesin që zbaton vendimin e gjykatës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura