DEBATI I PLOTE/ Nxehen tonet në Kuvend, Topalli: LSI po blen votat, Meta është mafia. Kreu i Kuvendit: Je e pacipë, atë që të quante moldave e ke aleat sot

May 22, 2015 | 15:09
SHPËRNDAJE

Akuzat e ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për blerjen e votave nga LSI në Shkodër kanë nxehur tonet në sallën e parlamentit.


Gjatë fjalës së saj Topalli tha se partia e Ilir Metës opo i bën presion administratës që të votojë për të në 21 qershor dhe kjo vihet re veçanërisht në qytetin verior.

Por pas akuzës së Topallit, Meta ka reaguar ashpër duke i thënë e pacipë paraardhëses së tij.

Debati në Kuvend

Jozefina Topalli: Një ftesë kam, zotëri kryetar i Parlamentit, mos bëni presion mbi votuesit! Mos provoni përsëri që të blini, apo përmes kërcënimit të vendit të punës që ju keni bërë në qytete të ndryshme, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një herë, kësaj radhe nuk do ju ecë. Aq më shumë që ata që i keni punësuar në administratë, i keni neverit. Unë jam e sigurt se në momentin që vota do të jetë e fshehtë, ata do jua kthejnë reston.

Ilir Meta: Ke folur disa herë në Parlament për këtë çështje, sepse ke hallin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Është e drejta jote të jesh e pacipë. Por mos harro se na dëgjon Shkodra, na njeh shumë mirë dhe ty, edhe mua. Nëse ka fakte ti dhe partia jote dhe çdo qytetar i ndershëm, ti denoncojë në Polici dhe Prokurori. Por ti ke hall tjetër, se do të justifikohesh më 21 qershor për rezultatin e partisë tënde, t’ia hedhësh fajin të tjerëve.

Jozefina Topalli:
Jo, joooo, joooo. Më jep fjalën.

Ilir Meta: Po nuk ta jap fjalën fare… Rri aty! Po ça fjalë të jap unë ty, po ulu aty.

Jozefina Topalli:
Ti e ke për detyrë me më dhanë fjalën.

Ilir Meta: Të lutem, ti më përmende si kryetar i Parlamentit, se s’kisha për t’u marrë me ty…

Jozefina Topalli:
E para punës, tërhiqi mbrapsht ato që the! I pacipë je ti…

Ilir Meta: Ti je aq e pacipë, saqë të njeh Shkodra shumë mirë dhe do të ta japë përgjigjen më 21 qershor….

Jozefina Topalli: Ti je mafia, je mafia…

Ilir Meta: Ta dhashë përgjigjen, atë që quaje mafie në Shkodër sot, e ke aleatin më të ngushtë…

Jozefina Topalli: Ti je kryemafia…

Ilir Meta: Do të ta japë Shkodra përgjigjen më 21 qershor ty, dakord? Ai që quaje ti mafie dhe ai që të quante ty moldave… I ke harruar këto ti, por s’i harrojnë njerëzit. Sot e ke aleat, përgjigjen do ta marrësh më 21 qershor…

Jozefina Topalli: Jo, jo ti je mafia.

Ilir Meta: Dhe të jesh e bindur ti që shkodranët nuk shiten..

Jozefina Topalli: Kjo është fytyra jote, kjo…

Ilir Meta: Dhe çfarë faktesh ke, çoji në Polici dhe në Prokurori!

Jozefina Topalli: O mafia, mafia… mafia…

Ilir Meta: Mafien e ke aleat sot.. Mafia që të ka thënë moldave, e ke aleat sot. Unë nuk flas asnjëherë, por
meqenëse zonja më përmendi disa herë dhe ka disa seanca që shpif këtu, unë do t’ia jepja këtë përgjigje…

Jozefina Topalli: Kështu do i blesh votat, me qetësi dhe dashuri…?

Ilir Meta: Patjetër, me qetësi dhe dashuri e ke edhe më 21 qershor…

Jozefina Topalli: Po më kërcënon, ee??!

Ilir Meta: Qetësi dhe dashuri nuk është kërcënim. Përkundrazi.

Jozefina Topalli: Ti po më kërcënon.

Ilir Meta: Nuk kërcënoj njeri unë, mos u shqetëso fare për atë!

Jozefina Topalli: Turp kjo që bën, turp për nder!

Ilir Meta: Na gjykon Shkodra të dyve edhe ty, edhe mua… Edhe karakterin tënd edhe karakterin tim. Se të
kam respektuar dhe toleruar, por mos shpif dhe mos nëpërkëmb shkodranët! Nuk shiten shkodranët, as me
misër, as me oriz, as me xhinse, as me fustan. Çfarë faktesh ke, çoji në polici!

Jozefina Topalli: E shikon që të tradhtuan nervat…?

Ilir Meta: Mos ki merak fare për mua! Nuk tradhtohem fare nga provokimet e tua. Rri tani aty…

Jozefina Topalli: Hajde kryetar Parlamenti, hajde!

Ilir Meta: Unë për zhelesh nuk të kap, përkundrazi, kam respekt, me qetësi dhe dashuri gjithmonë me ty edhe me doktorin. Doktori të shkojë në Gjykatë të bëjë shpifet që ka bërë për LSI-në e Shkodrës…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura