Nxehen tonet në Kuvend, Nikolla e quan gënjeshtar, Berisha: S’ke turp, mbaje gojën! Replika Topalli-Meta për blerjen e votave në Shkodër

May 28, 2015 | 17:03
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Janë nxehur tonet sot në Kuvend, ku ligji për Arsimin Parauniversitar ka përfshirë në debate deputetët e ministrat. Pas fjalës së ministres së Arsimit dhe Sportit, ka replikuar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka akuzuar Nikollën, se bashkë me kryeministrin, po vendosin korrupsionin në sistemin e Arsimit.

Berisha replike me Nikollen

“Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton por ju ftoj ju dhe deputetët të vizitoni një shkollë të ndërtuar me paratë e BB-së në Kamëz me vlerë 1.3 mln euro dhe merrni me mend shpenzimet e 1.2 mln eurove për rindërtimin e Minsirtisë së Arsimit. Ato burra qe ti sheh aty kane dy herë më shumë diploma se ty…

Nderhyrje nga Nikolla pa mikrofon:  Ti je gënjeshtar, nuk eshte e vertete.

Berisha: S’ke turp, mbaje gojën…nuk jam Edi Rama unë, thuaja Edi Ramës ti ato jo mua.

…ndaj të thuash ti këtu se do shpenzoj 1.2 mln euro dhe s’është gjë për Ministrinë, sigurisht s’ke faj ti, se ti bashkë me Ramën tënd po vendos me shpetjësi të rrufeshme sistemin e korrupsionit…

Nderhyrje pa mikrofon

Berisha:  Se ty s’ta jap atë përgjigje se je grua.  Çoja atij atë fjalë që the..të bësh tender ti, kompleksi Dinamo..për ti vjedhur Edi Rama me njerëzit e vet…5 mln Euron…kemi lënë të gjitha fondet për të përfunduar shkollat, s’ka përfunduar asnjë, sepse bëhen rrush e kumbulla. 

Berisha-Nikolles: Herë tjetër duhet të matesh mirë

Ato burrat që sheh ti aty janë dy herë më të diplomuar se ty ata burra që shesh ti aty.

S”ka llogjikë të shpenzosh atë shumë për kolltuqe, karrige, dërrasa e dritare…mjerë ky arsim që të ka ty”,- tha Berisha.

Lidhur me akuzat e Nikollës për ish-ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj, i cili është paditur penalisht për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër, Berisha tha: “nuk i afrohesh dot këtij burri”.

***

Gjatë fjalimeve në Kuvendin e Shqipërisë, pati edhe shkëmbime replikash mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, lidhur me akuzat e PD-së për fenomenin e blerjeve të votave në Shkodër. Deputetja e PD­së Jozefina Topalli tha se mafia është ulur në krye të Kuvendit dhe Qeverisë. “Fotot që do të tregoj, tregojnë se ajo është fytyra e mafies në pushtet. Blerje votash e pacipë. E ka emrin mafie, si mafia e ilaçeve dhe sot është ulur në krye të Kuvendit dhe Qeverisë. Të pacipët falsifikojnë identitetin e shqiptarëve. Kështu ka ndodhur edhe në qershor të 2013­ës, por nuk duhet të ndodhë në qershor të 2015­ës. Prokuroria duhet të zbardhë menjëherë këtë akt kriminal të falsifikimit të kartave të identiteti për blerje të votave për të qëndruar në pushtet. Jemi në një moment krycial për vendin tonë. Kjo është fotografia e falsifikimit të kartave të identitetit (Paraqet fotot e emisionit televiziv ku denoncohej rasti i falsifikimit të kartave të identitetit). Ky vend rrezikon trazira”,-deklaroi Topalli.

Ndërsa në replikën e tij, Meta tha se lidhur me akuzat e deputetes Jozefina Topalli për blerjen e votave, në një takim që kishte pasur me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, Glover, i kishte dorëzuar asaj një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila sipas tij, kishte nxjerrë atë foto që Topalli nxorri në foltoren e Kuvendit dhe që pretendonin se dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave. “I kam dhënë edhe padinë gjyqësore, që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama, bazuar në atë që është publikuar në gazetën tuaj zyrtare “Rilindja Demokratike”, meqenëse ju nuk i çoni çështjet para drejtësisë, por vetëm jeni mësuar që të shpifni në mënyrë të pacipë, në mënyrë që personi përkatës, dhe ju mund të ndihmoni meqenëse e paskeni identifikuar që është në Shkodër, personi të verifikohet.”,-deklaroi Meta. Ndërsa paralajmëroi se në rast se bëhet fjalë për një shpifje, ata që publikojnë këto shpifje sipas tij të marrin përgjegjësitë para drejtësisë. “Përsa i takon mafies që përmendni, ju keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafies.”,-tha Meta. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura