Si tentoi të vetëvritej nusja që vrau vjehrrën, kur takoi vajzën në burg…

Mar 18, 2018 | 18:02
SHPËRNDAJE

Marjana Cmeta, nusja që vrau vjehrrën e saj, Lirije Lami, në prill të vitit të kaluar, një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, u transferua në Burgun 325, në zonën e “Ali Demit”. Pasi është zhvendosur aty nga paraburgimi, takimin e parë e ka zhvilluar me prindërit e saj, të cilët i kanë dërguar edhe vajzën e saj 6-muajshe, shkruan “Panorama”.

Mariana

Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Marjana Cmeta ka ushqyer vajzën me gji, por paraprakisht nuk ka vendosur nëse do e mbajë në burg, apo do ia lërë në kujdestari prindërve.

Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë për të marrë një vendim të tillë.

Burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale thanë se 21vjeçarja nuk është lënë në qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje. Kjo, nisur edhe nga fakti, se një veprim të tillë ajo e ka kryer edhe një vit më parë, duke hipur mbi çatinë e shtëpisë,  shkruan “Panorama”.

Oltjan Lami, djali i viktimës dhe ish-bashkëshorti i së arrestuarës, Marjana Cmeta, nuk e ka takuar vajzën e tij që është vetëm 6-muajshe.

E bija jeton te prindërit e ish-nuses së tij, ndërsa ai, që pasi ka varrosur të ëmën, është vënë në ndjekje të së vërtetës, për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur të ëmës.

Dy të rinjtë ishin fejuar me mblesëri qëkur Marjana ishte 18 vjeç. Ndërsa martesa e tyre zgjati shumë pak. Kur nëna e tij ndërroi jetë vitin e kaluar, që, sipas Policisë, u helmua nga nusja e tij, ai priste të bëhej baba i një vajze që lindi dy muaj më vonë.

Ai tregon se në fillim nusja shkonte mirë me nënën e tij dhe e respektonte, por më pas ajo filloi të dyshonte se e ëma i bënte magji dhe i thoshte shpesh se do e vriste magjistaren.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura