Nusja padit vjehrrin se i kërkonte seks, në Polici tregoi shenjat në trup

Aug 12, 2017 | 19:56
SHPËRNDAJE

Policia e Kavajës arrestoi mbrëmjen e së enjtes një 59-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Arrestimi u krye pas denoncimit që e dëmtuara bëri në Komisariat, duke pretenduar se vjehrri i saj kryen vepra të turpshme dhe e ngacmon seksualisht prej më shumë se një muaji, shkruan “Panorama”. 

policia e shtetit foto e re

Burimet thanë se 20-vjeçarja ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike në momentin që është paraqitur në Polici, ku ka deklaruar se i shoqi nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se vjehrri e ngacmonte vazhdimisht kur bashkëshorti i saj ishte në punë. Sipas denoncimit të bërë nga nusja, pas ngacmimeve seksuale, vjehrri i kërkonte asaj të kryenin marrëdhënie seksuale dhe e kërcënonte që të mos i tregonte njeriu. Por duke qenë se mesditën e së enjtes ai kishte tentuar edhe të abuzonte seksualisht me të, 20- vjeçarja pasi kishte arritur të dilte nga banesa ishte drejtuar menjëherë në Polici.

Mësohet se në momentin kur ajo ka shkuar për të denoncuar ngjarjen, ka treguar edhe disa shenja gërvishtjeje dhe të nxira në krahë, që sipas saj tregonin dhunën që kishte ushtruar vjehrri ndaj saj në momentin e ngjarjes.

ETLEVA DELIA/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura