“Nusja në shtëpinë e Mehmet Shehut theu tabutë me diplomatin francez” , Bashkim Shehu promovon librin në Tiranë dhe flet për “Bllokun” e Isuf Kalos: S’e di nëse…

Jul 24, 2019 | 17:01
SHPËRNDAJE

ANILA DEDAJ/ “Të mbyllura nuk janë idetë. Të mbyllura, të prera, mund të jenë vetëm urdhrat, në të gjithë spektrin semantik të fjalëve.

Nga ai ushtarak deri te urdhri me konotacion moral. Ndërsa ligjërimi letrar artistik e ai mbi letërsinë nuk mund të jetë veçse i hapur”. E shpjegon kështu shkrimtari Bashkim Shehu lirinë që ai i jep lexuesit për të gjetur veten mes ligjërimeve letrare artistike e atyre filozofike në librin e tij më të fundit.

“Pesë leksione mbi letërsinë. Ligjërimi letrar artistik dhe ligjërimi filozofik” u promovua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, si fryt i një bashkëpunimi 4-vjeçar me autorin. Pas udhëtimesh të panumërta në stacione letrare artistike, historike, filozofike etj., shkrimtari u rrëfen lexuesve rrugët e përsosjes së ligjërimit letrar artistik, e atij mbi letërsinë, duke i lënë të lirë në zgjedhje.268ca15c-e6cb-4f8a-bb11-4bd276ea601f

Historia e “Pesë leksioneve mbi letërsinë” zë fill në Barcelonë 2 vite më parë, ku Shehu propozon një cikël refleksionesh mbi ligjërimin. Cikli do të përpunohej edhe më tej, fillimisht në gjashtë leksione, me “Greqia e lashtë në mendimin dhe kulturën moderne”. Edhe kësaj here, për një qendër kulturore në Barcelonë.

“Qëlloi që erdha këtu i ftuar nga UET dhe këtë cikël ia propozova Henri Çilit. Fillimisht, i dhashë ‘6 leksionet’, e cila ka një përputhje të pjesshme me librin. Mirëpo, ‘Pesë leksione mbi letërsinë’ është pasuruar dhe paraqitur në mënyrë më kompakte. E pata më të lehtë në këtë libër, pasi kishte një përgatitje të konsiderueshme, e për më tepër ishte edhe në shqip”, tregon ai.

Nuk vonon të shpjegojë në tekstin e tij, dallimin mes ligjërimit letrar artistik e atij letrar, që mund të jetë edhe komercial. Kështu, autorë të ndryshëm për tematika të ngjashme mund të përshkojnë një larmishmëri shtigjesh letrare. Artistike, si te “Loja, shembja e qiellit” apo me një gjuhë më të drejtpërdrejtë si në “Bllokun” e Isuf Kalos. Libri i shumëpërfolur i mjekut të Enver Hoxhës bën shpesh protagonistë të rrëfimeve, krahas Mehmet Shehut, edhe familjen, flirtet e nuses së djalit të vogël, Bashkimit, njerëzit që e rrethonin politikanin, deri edhe dadon e dyshimtë çeke.4f702797-326b-4a82-a7fb-1ac6a85e952f-770x433

Shkrimtari, i pyetur nga “Panorama“, tregon se edhe pse ka dëgjuar të flitet për librin, ende nuk e ka lexuar, e deri atëherë preferon të mos komentojë. E megjithatë, në “Bllokun” e Isuf Kalos ndihet një lloj vlerësimi (apo shfajësimi?!) ndaj shkrimtarit, pasi, mes emrash si Kafka, ai zgjedh të citojë dhe një prej shprehjeve të Bashkim Shehut. “Nëse lexuesi mendjen e ka tek autori, jo te libri, gabohet që lexon”.

Zoti Shehu, vini me një libër të ri, përmes të cilit përcillni “Pesë leksione mbi letërsinë”. Ndërsa shtjelloni më tej për ligjërimin, pse vendosni që në fillim ta vini theksin, duke shpjeguar se i referoheni ligjërimit letrar artistik, e jo thjesht atij letrar?

Jam përpjekur ta shpjegoj që në hyrje e në leksionin e parë që kam dhënë. E bëj diçka të tillë për të bërë një dallim nga një pjesë e madhe e librave që janë më tepër komercialë. Këtu qëndron theksi. Zakonisht, kur thuhet letërsi, nënkuptohet letërsi artistike, por unë kam dashur ta nënvizoj për të bërë dallime nga letërsia komerciale që është e dëmshme për këtë pjesë tjetër të letërsisë dhe natyrisht për shijet e letërsisë.

Ju thoni se “letërsia është komunikim”. Në këtë kontekst, si dhënësi, ashtu edhe marrësi, duhet të jenë në një linjë paralele për sa i përket ligjërimit. A do të thotë kjo se këto leksione mbi letërsinë janë të domosdoshme për të dyja palët, shkrimtarin dhe lexuesin?

Ky është pohimi i parë që unë bëj në hyrje. Pastaj, më vonë, shpjegoj disa fenomene, disa pyetje që e ndërlikojnë këtë komunikim. Gat-gati e vënë në thonjëza. Sepse, është një lloj i veçantë komunikimi, që nuk ndodh thjesht ndërmjet autorit dhe lexuesit. Mes tyre nuk ka një komunikim në kuptimin strikt të fjalës. Pra, autori nuk e di se kush do ta lexojë apo se sa do të shërbejë ajo që shkruan. Nga eksperienca personale, kur kam qenë i ri, metaletërsia, metatekstet, pra, një ligjërim mbi letërsinë, më ka bërë ta dua më shumë këtë të fundit. Po ashtu, më ka nxitur të zbuloj autorë të tjerë të rinj dhe këndvështrime të reja. Përpjekja ime konsiston që të gjitha këto t’ia ofroj lexuesit.

Thatë se autorët nuk e dinë se kush do t’i lexojë. Ju nuk e keni menduar, edhe në këtë rast, se nga kush do të shfletohet libri juaj? Nuk keni parasysh ndoshta një target-grup lexuesish?

Jo. Nuk e kam parasysh. Mund të jetë një ide e vakët. Dhe kjo është vetmia e shkrimtarit.

Nëse qëndrojmë te dallimi mes librave letrarë artistikë dhe atyre komercialë, që mund të cekin edhe tema të ngjashme, por me një trajtim krejt tjetër, a mund të jetë rasti të bëjmë një paralelizëm lidhur me këtë fenomen, mes librit tuaj artistik “Loja, shembja e qiellit” dhe “Bllokut” të Isuf Kalos?

Unë nuk e kam lexuar librin e Isuf Kalos. S’mund të flas për diçka që nuk e kam lexuar.

Nuk keni dëgjuar këto ditë të flitet për të?

Nuk bëhet me ta dëgjuar, duhet ta lexosh.

Jeni përmendur dhe ju aty, ish-bashkëshortja, familjarët tuaj…

Po mirë, pavarësisht nga këto, mbetet fakti që nuk e kam lexuar, kështu që nuk mund të flas.

Mendoni ta lexoni?

Nuk e di!

Nuk ju bën kureshtar?

Në këtë moment jo! Kam preokupime të tjera.

Është kjo një mënyrë për t’u qëndruar larg këtyre historive, doni të distancoheni prej tyre?

Nuk është se dua të distancohem, por tani më interesojnë gjëra të tjera. S’e di, mund ta lexoj. Është çështje kohe, kur njeriu merret me shumë gjëra, kështu ndodh.

Pas “Pesë leksioneve mbi letërsinë”, do të kemi një libër letrar?

Po, del në shtator.

Ambientohet në Shqipëri?

Ndoshta. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të zbuloj nga libri para se të botohet.

PANORAMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura