Numri i vdekjeve/ “S’ka më turp se kaq”- Rama: Çfarë janë ata që ndërrojnë jetë në spitalet COVID? Vota që humbasin kur bëhet numërimi në PD apo…

Nov 21, 2020 | 18:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sa i përket një manipulimi të mundshëm nga ana e autoriteteve për numrin e viktimave.

Rama ka ironizuar duke thënë: “Pse çfarë janë ata që humbnin jetën në spitalet COVID vota që humbasin  gjatë numërimit kur bëhen zgjedhjet në PD, apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen nga Gjiri i Lalzit drejt burimeve mediatike?

Pse kush janë mjekët e vijës së zjarrit anëtarët e Komitetit Nishani që u mblodhën për të zhdukur nga lista e deputetëve djalin e Fahriut, apo këshilltarët e Presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë lajme të rreme për Shqipërinë?”

Rama: Një armatë e tërë mjekësh prej 9 muajsh janë të detyruar të harrojnë familjen e tyre për t’ju qëndruar te koka familjarëve të çdo njërit prej nesh.

Si  mund të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë harbutërisht qenien njerëzore brenda saj dhe të provokojë deri në palcë çdo familje që në këtë kohë të mallkuar ka humbur një të dashurin e vet e të fusë tmerrin në çdo familje që ka të prekur një pjesëtar nga ky virus vrastar.

Ky është një manifestim ekstrem i atij lloji manifestimesh të dobëta që në krejt historinë tonë kanë bërë dëme të mëdha në kohëra vendimtare dhe e kanë penguar Shqipërinë të marrë frymë lirisht, duke u shfaqur gjithnjë në momentin dhe vendin e gabuar. 

S’ka më turp se kaq. Në këtë pikë nuk është më e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia ndaj vendit dhe ndaj njerëzve.

Pse çfarë janë ata që humbnin jetën në spitalet COVID vota që humbasin  gjatë numërimit kur bëhen zgjedhjet në PD, apo kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen nga Gjiri i Lalzit drejt burimeve mediatike?

Pse kush janë mjekët e vijës së zjarrit anëtarët e Komitetit Nishani që u mblodhën për të zhdukur nga lista e deputetëve djalin e Fahriut, apo këshilltarët e Presidencës që shpërndajnë si zogjtë e korbit nëpër botë lajme të rreme për Shqipërinë?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura