“Numri i të infektuarve realë është më i lartë”/ Masa të reja kufizuese? Kreu i Urgjencës: Nëse do jenë të nevojshme do i vendosim! Ja skenari më efikas

Dec 4, 2021 | 19:03
SHPËRNDAJE

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, ai shprehet se është shënuar një ulje e lehtë e të infektuarve, por sipas tij, këto nuk janë shifrat reale.

skenderbrataj

Brataj shprehet se në Urgjencën Kombëtare vijnë rreth 100 deri në 150 thirrje çdo ditë që lidhen me koronavirusin.

“Shohim një vazhdimësi të shifrave. Janë 27 të shtruar në 24 orë. Numrat nuk kanë ndryshuar, janë stabël, por nuk ka një ulje. Ka një ulje shumë të lehtë. Çfarë ndodh sot do ta shohim pas 2 javësh. Shifrat nuk janë realiteti. Numri i të infektuarve realë është më i lartë. Janë 142 pacientë sot në spitale. Pandemia vazhdon pasi shifrat nuk po zbresin. 1500-200 thirrje në ditë nuk janë pak. Njerëzit marrin në telefon për çdo arsye, por për Covid marrin 100-150. Shenjat e virusit në këtë kohë janë sekrecionet, dhimbjet e fytit. kohëzgjatja më e ulët, pak temperaturë”- tha Brataj.

I pyetur për shtimin e masave kufizuese, Brataj shprehet se nëse do të jenë të nevojshme, komiteti i ekspertëve do të vendosë kufizime. Sipas tij, një prej masave më efikase është implementimi i certifikatës së vaksinimit për hyrjen në ambiente të ndryshme.

“Komiteti i Ekspertëve monitoron situatën epidemiologjike dhe bëhet vlerësimi i masave lehtësuese dhe shtrënguese. Ne bëmë një rikujtesë të masave që janë  në fuqi, ora policore, distanca etj për të ardhur tek vaksinimi nga personeli mjekësor, edukatorët, shërbimet publike. Vaksinimi do kohën e vet. Personat që kanë role publike duhet të vaksinohen. Shtetet e tjera kanë ndërprerje nga puna, detyrim i atyre profesioneve për vaksinën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shtrëngojmë masat.  Nëse vendoset Green Pass duhet të monitorohet.  Green Pass është një nga masat më efikase. Nuk ka pasur asnjë kompikacion nga vaksinat. Mbi 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura