Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Jul 12, 2020 | 17:46
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut vijon të shënojnë një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

koronavirus-maqedoni-696x435

Përditësimi i fundit i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë vendase bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 136 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve llogaritet 8 111.

Shpërndarja gjeografike sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Ndërsa gjashtë persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari. Kështu numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 382

Fatmirësisht në 24 orët e fundit janë shëruar 123 pacientë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura