Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Jul 17, 2020 | 19:48
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 1612 teste të realizuara, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërsa betejen me koronavirusin e kane humbur edhe pese paciente.

koronavirus-maqedoni-696x435

Instituti i Shëndetit Publik atje brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 pacientë të shëruar.

Shperndarja gjeografike sipas qyteteve: Në Shkup 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 pacientë të shëruar, shkruajnë mediat vendase. 42 pacientë janë shëruar në Shkup, Shtip-7, Tetovë-1, Strugë-4, Veles-1, Ohër-6, Kavadar-3, SHën Nikollë-2, Resnje -7, Negotinë-1.

Sipas statistikave të fundit atje nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8786 persona me koronavirus, prej të cilëve 4676 janë shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur 406 pacientë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë 3704 raste aktive me Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura