Numri i rasteve pozitive mbetet i lartë në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Jul 7, 2020 | 17:35
SHPËRNDAJE

Numri i personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, në 24 orë vijon të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 pacientë të shëruar dhe 120 raste të reja.

koronavirus-maqedoni-696x435

Rastet e infeksionit: Në Shkup 63 raste, në Tetovë 14 raste, Gostivari 12 raste. Në Kumanovë dhe Dibër ka të infektuar, por nuk ka të shëruar.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona, dy prej tyre nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova.

Në qendrat e testimit janë bërë 1.367 teste.

Mediat vendase shkruajnë se sot është regjistruar probabiliteti më i ulët i të infektuarve për muajin korrik.

Që nga fillimi i pandemisë në qendrat e testimit janë bërë rreth 70 mijë teste, ndërsa bilanci i të prekurve arrin në 7.244. Për momentin në Maqedoninë e Veriut janë 3.569 raste aktive, 3.324 të shëruar, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 351.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura