Numri i madh i aksidenteve me vdekje, kryeminstri bën apelin prekës

Jul 24, 2018 | 8:33
SHPËRNDAJE

Shqetësuesi i ka quajtur kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj aksidentet me fatalitet që kanë ndodhur kohën e fundit në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

haradinaj-4

Këto shqetësime ai i ka shprehur përmes një shkrimi në “Facebook”, ku edhe ka gjetur rastin të shpreh ngushëllime për familjarët e të aksidentuarve në Gllarevë të Klinës.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes në komunikacion dhe për respektim të shenjave të trafikut.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Familjarëve të të aksidentuarve që humbën jetën, sot, në Gllarevë të Klinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit zbatim të ligjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura