“Numri i infeksioneve nuk po ulët, po shtohen edhe viktimat”/ Gjermania parashikon të zgjasë masat kufizuese edhe në dhjetor

Nov 22, 2020 | 22:22
SHPËRNDAJE

Gjermania do t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit edhe në dhjetor, raporton agjencia Reuters.

covid

Gjermania ka aplikuar një mbyllje më të lehtë nga 2 nëntori që ka thënë se do të jetë për një muaj, për të ulur numrin e të infektuarve.

“Çdo gjë po çon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat mbeten të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale masat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura