Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi i lartë, të pestët në radhë pas Sirisë, Afganistanit e Pakistanit

Jan 20, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi mbeti i lartë gjatë viti 2019 ndërkohë që për këtë vit aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil do të refuzohen pasi Shqipëria është përfshirë nga autoritetet greke në listën e vendeve të sigurta.

Sipas Shërbimit grek për Azil, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil. Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku. Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.
7A6BF386-BEB7-43DA-9A4B-C91CA5F2E272_w650_r1_s
Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara. Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi.
Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa. Fillimin e kwtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve tw Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera nw listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj./VOA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura