“Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve duke u marr me opozitën”- Tabaku takime banorët e Tiranës: Shqipëria është në krizë të thellë! Rruga e shpëtimit është…

Nov 13, 2021 | 12:45
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida tabaku, zhvilloi ditën e sotme takime në rrugët e kryeqytetit me qytetarë të ndryshëm.

jorida tabaku2

Përmes një postimi në facebook, ku ka shpërndarë disa foto nga momentet e shkëmbyera me qytetarët, Tabaku thekson se zëri i tyre është në unison në lidhje me vështirësitë ekonomike.

Sipas saj hallet e shqiptarëve janë të shumta, duke filluar nga rënia e konsumit dhe të ardhurave dhe këto problematika nuk zgjidhen duke u marrë me opozitën, por duke e hequr pushtetin nga duart e qeverisë së lidhur me oligarkët dhe krimin

Postimi i plotë

Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.

Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke u marre me Opoziten.

Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.

Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro NIni Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë!

Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!

Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.

Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me krimin dhe oligarkinë..

jorida tabaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura