Nuk zgjat më shumë se 3 muaj romanca e Rita Orës, i jep fund lidhjes me aktorin

Feb 26, 2020 | 12:06
SHPËRNDAJE

Rita Ora dhe aktori Raff Law i kanë dhënë fund romancës së tyre vetëm pas 3 muajsh lidhje.

Këngëtarja i kaloi 7 javët e kaluara në Los Angeles pasi operoi bajamet ndërsa ai është rikthyer në Londër.

Kjo do të thotë se Rita dhe Raff humbën Shën Valentinin e tyre të parë si çift.

Ata raportohet se u lidhën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, pasi aktruan së bashkë në “Twist”.

Gjithashtu u fotografuan së bashku pas një parti në British Fashion Awards duke u mbajtur për dore.

Kjo është lidhja e parë e Ritës që pasi i dha fund lidhjes me producentin, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar.

Ndërsa Raff, djali i çiftit të aktorëve Sadie Frost dhe Jude Law, u nda nga e dashura e tij modele pas 3 vitesh bashkë qershorin e kaluar.

Ndoshta Rita dhe 23-vjeçari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për të marrë pak kohë për veten.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura