“Nuk u preku një fije floku oligarkëve, ndërsa shqiptarëve u jep maska të skaduara”- Petrit Vasili reagon ashpër: Rama duhet të largohet dhe të…

Mar 10, 2020 | 18:50
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se maskat e skaduara janë veprim kriminal dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga detyra.

petrit-vasili

Sipas tij, shqiptarët dhe personeli mjekësor ekspozohen ndaj një rreziku të madh.

Duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Vasili shprehet se prokuroria duhet të fillojë hetim urgjent.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Maskat e skaduara veprim kriminal – Edi Rama te largohet menjehere dhe te merret nen hetim!

Neveri te degjosh kryeministrin si avokat makaber te maskave mbrojtëse te skaduara.

Veprim kriminal i kryeministrit shpërndarja dhe alibia e tij per maskat e skaduara.

Krim ndaj mijra mjekeve e infermiereve dhe mjaft punonjes te tjere te shtetit, qe ne vend qe te mbrohen i ekspozohen rrezikut me maska te skaduara.

Krim ndaj mijëra shqiptarëve, që i përdorin ato.

Si mundet Perballe pandemise se coronavirusit kryeministri ne menyrë kriminale i ekspozon shqiptarët dhe personelin mjekësor pa mbrojtje, duke i shndërruar në viktima.

Ka vjedhur, shpërdoruar e plaçkitur sa ka dashur miliarda euro, por tani po plaçkit dhe rrënon edhe jetën e shqiptarëve.

Edi Rama nuk u preku nje fije floku oligarkeve, ndersa shqiptareve u jep mbeturinat e materialeve te skaduara qe te huajte duan te pastrojne depot e tyre ane e mbane botes dhe ti shkarkojne ne Shqiperi.

Ky eshte kulmi, te largohet dhe te jape doreheqjen, kryeministri, qe vret shqiptaret s’mund te rrije asnje sekonde më ne karrige sepse nuk eshte zgjidhje, por rrezik i madh.

Prokuroria te filloje hetimin urgjent ndaj kryeministrit si fajtor per skandalin e shekullit.

Lexojeni çfare thote ky ish kryeministri Rama:

“Janë maska, që përdoren gjerësit pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura