Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se çështjen për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi do ta çojë në Strasburg.
Berisha theksoi se dhëndri i tij ishte një i burgosur politik dhe sipas tij, për Jamarbër Malltezin, nuk u gjet asnjë provë.
Ai komentoi vendimin e Apelit të GJKKO-së, duke u shprehur se Malltezi “nuk u nxor nga burgu, u la arrest shtëpie”.
“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik. Dhëndri im ka marrë 410 metër katrorë si i 64-ti që ishte në atë fis, nga 1 miliard e 577 milionë metër katrorë të rikthyer pronarëve nga koha e diktaturës.
E marrë e gjitha, në përputhje me dokumentet. Por për t’u marrë aty, duhet që dikush të përsërisë atë që thotë Edi Rama, se zbatimi i ligjit nuk përjashton konsumin e korrupsionit. E kuptoni se çfarë rreziku përbëjnë këta jo për Sali Berishën, as për familjen e tij, por për çdo qytetar dhe shoqërinë shqiptare.
Kështu që nuk është e vërtetë që ka dhënë urdhër apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. E kam thënë dhe herën e parë këtu, që fatmirësisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës.
Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ai nuk ka asnjë, ka zero, zero… ata vetëm nuk e kanë fajësuar. Vetë nuk kanë arritur ta fajësojnë. Pas tre vite hetime, nuk kanë arritur të gjejnë një provë, një fakt, një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim.
Pra, ai duhej të ishte në shtëpi. Kjo, përkundrazi që nuk gjendej asgjë mbi to, u bë kjo. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al