Nuk u lejua të varroste të motrën që iu masakrua në Francë, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen

Jan 14, 2020 | 14:14
SHPËRNDAJE

Vëllai i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçares, e cila u gjet e masakruar në një pyll në Francë ka tentuar sërish vetëvrasjen në burg.

kovaci

Kjo është tentativa e dytë për vetëvrasje brenda në burg, pasi shteti nuk i dha leje për të dalë nga burgu dhe për të përcjellë të motrën për në banesën e fundit.

Shpëtim Kovaçi në herën e parë ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës. Ai është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut, të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet në Sallën e Operacionit.

Mjekët e Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, 32 vjeç, prej 8 vitesh është në burg, pasi akuzohet për vrasje.

 

Motra iu vra në Francë, i vëllai pret damarët në burg

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura